Autor: Suad Avdiu

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi sot Projekt-Raportin e Vendit të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime. Pas miratimit të dokumentit, Weitz shprehu kënaqësinë e tij që ai ishte votuar nga një shumicë e gjerë politike. “Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj projektligjit të propozuar për përfaqësim të drejtë, i cili synon të zëvendësojë Balancuesin, një mjet ligjor dhe detyrues për pasqyrimin e realitetit demografik në institucionet publike me një strukturë të paqartë, joproduktive dhe politikisht shterpe siç është një “trup koordinues”. Sipas BDI-së, kjo është një përpjekje për të transformuar një detyrim kushtetues në farsë administrative dhe për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të bashkësive etnike. “Për shqiptarët, ky ligj është zero. Dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin…

Read More

Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljen e hapësirës ajrore të disa vendeve në rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që ndodhen në territoret e vendeve në këtë rajon të ndjekin portalet kombëtare të emergjencës dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente në këto vende. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet në këtë rajon, derisa situata e sigurisë të përmirësohet.…

Read More

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Arakchi, tha këtë mëngjes se nuk ka “marrëveshje” për ndonjë armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim që do të shndërrohej në një fund të plotë të luftës 12-ditore. Megjithatë, ai shtoi se nëse Izraeli ndalon “agresionin e tij të paligjshëm” kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës lokale, Irani nuk ka ndërmend të vazhdojë përgjigjen e tij pas kësaj. “Vendimi përfundimtar për pezullimin e operacioneve tona ushtarake do të merret më vonë”, tha…

Read More

Arben Taravari ka reaguar në përvjetorin e parë të qeverisjes VMRO-ZNAM-VLEN. Taravari thotë se qeveria VLEN nuk arriti pritshmëritë fillestare. “Sot, në përvjetorin e parë të qeverisjes së koalicionit VMRO-ZNAM-VLEN, vërehet se projekti politik VLEN, që fillimisht u perceptua si një nismë premtuese, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë. Pas pjesëmarrjes për 11 muaj në këtë qeveri, marr përgjegjësinë për rolin tim dhe shpreh keqardhje që objektivat për ndryshim nuk u realizuan siç ishte parashikuar. Ndryshimi i vërtetë nuk qëndron vetëm në emrat e subjekteve politike, por në transformimin e thellë të mënyrës së të vepruarit. Megjithatë, ekziston ende mundësia për…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar para pak minutash për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, të cilin Trump shpreson se do të bëhet i përhershëm, shkruan CNN. “Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM të plotë dhe total (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR”, ka shkruar presidenti amerikan në mediat sociale. Sipas njoftimit të Trump, Irani…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me temperatura të larta. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 17, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 29 deri në 38 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ngrohtë dhe me rritje të vazhdueshme të temperaturave ditore.

Read More

Lëkundje të forta të tokës janë regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri Tërmeti i parë me magnitudë 4.5 është regjistruar në ora 05:04, 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Po ashtu, sipas Qendrës Sizmologjike (EMSC) pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe të tjerë, por me magnitudë më të vogël, 2.2, 2.6 pastaj 3.0 dhe 3.4. Ky i fundit është regjistruar në ora 05:45, 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Deri tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme materiale.

Read More

Temperaturat e larta/ Qytetarët të mos dalin pa nevojë pas orës 12 dhe të konsumojnë më shumë lëngje Nga dje deri sot kemi rritje të temperaturave për dy gradë më shumë ndërsa nga e premtja pritet që temperaturat të kalojnë 40 gradë celsius. Shmangja e qëndrimit në diell, veshja e rrobave të lehta, mbajtja e kapelës dhe syze për diell, si dhe qëndrim në hapësira me ajër të kondicionuar, janë vetëm disa nga rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik. Qytetarët thonë se në këto temperatura të larta me shpejtësi kryejnë obligimet dhe ikin në shtëpi. “Ikim të gjejmë ndonjë…

Read More

VLEN është lavdëraur se qeverisja e tyre po jep rezultate konkrete në sektorin e energjisë. Në Kombinatin e Osllomesë, thonë ata janë realizuar 60 punësime të reja, si dëshmi e qartë se premtimet po kthehen në vepra dhe se angazhimi për zhvillim të qëndrueshëm rajonal është real. Kështu thuhet në një njoftim të VLEN-it, sipas të cilës, zëvendësdrejtori i ESM-së, Rexhep Asani, ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi dhe se shumë shpejt priten punësime edhe në TEC Manastir, HEC Drini i Zi dhe HEC Mavrovë. Megjithatë, as VLEN-i e as zëvendësdrejtori nuk përmendin sesa nga këto 60…

Read More