Autor: Suad Avdiu

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti. Siç tha Mickoski, me këtë ligj hapet një kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal. “Ky ligj ka një qëllim të qartë – administrata të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët, e ndërtuar mbi merita, dije, profesionalizëm, integritet, në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”, tha Mickoski. “Ligji është një garanci që bashkësitë etnike do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë…

Read More

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali ka njoftuar se në kuvend ka kaluar propozimi që One Stop Shop të ketë edhe në kufirin me Preshëvë. “One Stop Shop në kufirin me Preshevën ! Një tjetër hap konkret për lëvizjen e lirë të qytetarëve! Me këtë projekt, shkurtojmë pritjet, rrisim efikasitetin, lehtësojmë qarkullimin dhe tregtinë, dhe e forcojmë lidhjen me shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ndryshimi IA VLEN!”, ka shkruar deputeti Sali.

Read More

Opozita shqiptare ka reaguar për projektligjin për përfaqësim të drejtë të përpiluar nga qeveria aktuale. BDI shprehet se ky propozim-ligj synon të zëvendësojë mjetin ligjor “Balancues” me një strukturë të paqartë, joproduktive dhe politikisht shterpe siç është “trupi koordinues”. -Kjo është një përpjekje për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit: përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të bashkësive etnike, thuhet në reagimin e integristëve, njëjtë si edhe në atë të Frontit Eupopian. “Për shqiptarët, ky ligj është zero. Dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin e Balancuesit si mekanizëm i vetëm ligjërisht detyrues…

Read More

Zv. kryeministri dhe Ministri i Marrëdhënieve Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike në vend varen nga fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Sipas tij, sapo afrohen zgjedhjet, të gjithë përpiqen të fitojnë pikë duke luajtur disa letra që janë jashtë sjelljes normale. “Nga ky aspekt, është e pritshme. Aktualisht, marrëdhëniet ndëretnike janë të qëndrueshme, ka një shumicë të qëndrueshme qeveritare dhe nga ky aspekt, situata është normale. Pastaj shteti ka hapësirë ​​të merret me atë që është shumë e rëndësishme për qytetarët – ekonominë. Lidhur me pyetjen e dytë, unë ende nuk kam parë sjellje antishqiptare në shtet. Nuk e…

Read More

LSDM vlerëson se sjellja e sotme e Partisë Popullore Evropiane (PPE), partisë simotër të VMRO-DPMNE-së, është një disfatë e drejtpërdrejtë historike diplomatike për Hristijan Mickoskin dhe partinë e tij. “Amendamenti i propozuar për të futur formulimin “gjuhë moderne maqedonase” jo vetëm që vjen nga radhët e PPE-së, por është paraqitur pikërisht nga koordinatori i saj Mikhail Galler, një anëtar i CDU-së gjermane, një parti që VMRO-DPMNE e ka quajtur partnerin e saj strategjik dhe ideologjik për vite me radhë. Ky amendament përfaqëson një goditje serioze për qëndrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe një poshtërim të konsiderueshëm për…

Read More

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev tha se Ligji për përfaqësim të drejtë do të shqyrtohet sot në një seancë qeveritare, pas së cilës do t’i dërgohet Komisionit të Venecias, dhe më pas do të hyjë në procedurë parlamentare. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me punësimin sipas këtij ligji, Minçev theksoi se qëllimi është që punësimi të bazohet në kompetencë dhe cilësi. “Ky ligj për përfaqësim të drejtë, i cili duhet të them se është një kategori kushtetuese që rrjedh nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, u përgatit nga një grup ekspertësh në Qeveri. Ligji do të…

Read More

Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Klinikën Universitare dhe në institucione të tjera publike shëndetësore është kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvendosjen e 300 punonjësve shëndetësorë, të cilët do të duhej të parkojnë në garazhet e hotelit “Limak”. Sindikata dyshon se pas këtij marrëveshjeje të ministrisë për përdorimin e parkingut të “Limak-ut” fshihet një formë e re e partneritetit publiko-privat, ndërsa si problem shtesë në reagimin e saj ngre pyetjen se si do të vazhdohet me pagesën e parkingut për të punësuarit, kur “Limak” nuk ka leje nga Komuna e Qytetit të Shkupit për të kërkuar pagesë…

Read More

Dy eurodeputetë bullgarë, Stanislav Stojanov nga “Prerodba” dhe Ivajlo Valchev nga “ITN”, i kanë dërguar një letër Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) në lidhje me Draft-Raportin e Progresit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në të, ata e informojnë Komitetin për ato që i quajnë parregullsi shqetësuese që shoqërojnë procesin e negociatave të pranimit të vendit. “Në disa raste, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, iu referua publikisht elementëve specifikë të raportit përpara se ato t’u viheshin në dispozicion eurodeputetëve. Që gjatë takimit të parë të raportuesve në hije, u bë e qartë se Maqedonia kishte…

Read More

Në ditën që pritet që qeveria ta kalon në seancë qeveritare, Aleanca për Shqiptarët shpreh kundërshtime ndaj Propozim-Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska, i cili në formën aktuale përbën një regres të rrezikshëm në drejtim të përfaqësimit real të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Ky propozim-ligj është tërësisht i papranueshëm, për arsye të qarta dhe themelore: 1. Mungesë e garancisë për përkatësinë etnike Neni 6, paragrafi 2, e trajton përkatësinë etnike si një e drejtë “vullnetare”, gjë që përjashton çdo mekanizëm të detyrueshëm për përfaqësim proporcional sipas përkatësisë etnike. Në rrethana të diskriminimit të heshtur…

Read More

Gjatë javës së kaluar, oficerët doganorë kanë zbuluar disa përpjekje për kontrabandë mallrash të ndryshme, duke sekuestruar përkohësisht cigare, mallra të falsifikuara, një dron, një targë dhe dokumente për një rimorkio kampingu. Në dy raste të ndara, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran u sekuestruan 22 steka cigare pa pulla akcize. Në rastin e parë, 12 steka cigare u sekuestruan gjatë një kontrolli të një kamioni cisternë që kishte deklaruar hyrje në vend në pikën kufitare Bogorodicë. Cigaret u gjetën në dy qese të vendosura në pjesën e sipërme të kamionit në zonën rreth hapjes së mbushjes. Vlera e cigareve…

Read More