Autor: Suad Avdiu

Kumanovë, 25 qershor- Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Këshillin e Komunës së Kumanovës kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për gjendjen alarmante të Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelbërim”, e cila aktualisht përballet me borxhe të mëdha, llogari të bllokuara bankare dhe rrezik konfiskimi të pajisjeve të punës. Në një reagim publik, ata kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të ndërmarrjes, Nenad Stojanovski, duke e akuzuar për keqmenaxhim, shkelje të të drejtave të punonjësve dhe mungesë të masave për të shmangur krizën. Komunikata e plotë e BDI: Ne, këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Këshillin…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në një konferencë për media duket se u ‘dorëzua’ karrshi punëtorëve shëndetësor në lidhje me shfrytëzimin e 300 vendeve të parkingut brenda Klinikës “Nënë Tereza”, ku ditë më parë kishte thënë se ato vende-parkingu do t’i shfrytëzojnë pacientët/qytetarët e jo punëtorët shëndetësor, shkruan Alsat. Ai sot tha se parkingu do të jetë për të gjithë, derisa theksoi se “kush ta shfrytëzon le ta shfrytëzon”. “Unë si ministër do të krijoj politika të bazuara në të dhëna, faza e parë është ta shfrytëzojmë infrastrukturën Brenda klinikës “Nënë Tereza”, ajo është me LIMAK-un që e kemi…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare që lidhet me situatën në Ballkanin Perëndimor. Sipas dokumentit zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, autoritetet amerikane theksojnë se situata në këtë rajon vijon të përbëjë një “kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm” për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së. Në njoftim thuhet gjithashtu se veprimet e individëve që rrezikojnë paqen dhe përpjekjet për stabilitet në Ballkan pengojnë progresin demokratik dhe integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Gjendja e emergjencës kombëtare për Ballkanin u shpall fillimisht më 26 qershor 2001…

Read More

Nga atje, Filipçe foli për vitin e parë të VMRO-DPMNE-së, duke paralajmëruar se vendi po fundoset, ndërsa zyrtarët qeveritarë fshihen pas fjalëve boshe dhe sukseseve të rreme. “Pasi kuptoi se pakënaqësia po rritet dhe qytetarët ndihen të mashtruar, VMRO-DPMNE thotë se më e mira ende nuk ka ardhur. Pas katër vitesh qeverisje lokale dhe një qeverie qendrore, VMRO-DPMNE thotë: mos shikoni se çfarë kemi bërë deri më tani, por shikoni drejt së ardhmes”, tha Filipçe nga Kavadari. Filipçe reagon ndaj, siç theksoi ai, përpjekjeve të qeverisë për të relativizuar dështimin e vet. “Por kam një mesazh për Mickoskin, pasnesër dihet.…

Read More

Deputeti i Frontit Europian Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp tha se opozita nuk do ta përkrah Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili dje u miratua nga Qeveria. Sela tha se Qeveria nuk është transparente dhe se ligji nuk mund të gjendet askund. Ai gjithashtu i ftoi përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, që të mos jenë vetëm dekor dhe t’i japin legjitimitet këtij ligji, i cili sipas tij, nuk është ligj por këndvështrim i VMRO-DPMNE-së. “Teatrin që pamë dje, që u miratua ligji, ndërkohë që ligji s’është askund. Askush nuk e ka kopje të ligjit. Qytetarët…

Read More

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli vendimin për të pandehurit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Burgim i përjetshëm iu shqiptua Bore Videvskit, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit dhe Ljupço Palevskit. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u lirua nga akuzat sepse Prokuroria nuk arriti të provonte përfshirjen e tij në këtë rast. Të miturit Vanja dhe Pançe nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, dhe më 3 dhjetor 2023, ata u gjetën të vdekur

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se dje, katër shtetas të RMV-së një nënë dhe tre fëmijë u evakuuan me një fluturim nga Tel Avivi për në Athinë. Deri më sot, numri i përgjithshëm i qytetarëve nga vendi jonë të evakuuar ka arritur në 12, tetë nëpërmjet Egjiptit me një aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë, shtatë nga një total prej 12 personash. “Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë,…

Read More

Një tërmet me magnitudë lokale sipas Rihterit prej ML2.4 ballë u regjistrua në orën 3 e 59 minuta të mëngjesit me epiqendër në Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave natyrore- matematikore në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritashme, tërmeti u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makroseizmike.

Read More

Mbrëmë në Hagë, me ftesë të homologut të tij holandez Ruben Brekelmans, Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s Misajlovski, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në takim theksoi se RMV mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët – një Aleancë e sigurt dhe mbi një miliard njerëz të sigurt në botë. “Përmbushja e objektivave të aftësive të NATO-s është përparësia më e lartë e mbrojtjes dhe kjo do të realizohet përmes investimeve në mbrojtje, si dhe përmes procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë”, theksoi…

Read More

Mediat iraniane thonë se Irani ka varur tre burra, të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Agjencia Mizan raporton se ata u dënuan gjithashtu për “përpjekje për të futur kontrabandë pajisje për të kryer vrasje”. Mizan përmend Idris Aliun, Azad Shojai-n dhe Rasoul Ahmad Rasoul-in si burrat që u arrestuan dhe u gjykuan për “bashkëpunimin e tyre në favor” të Izraelit. Irani ka arrestuar gjithashtu 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin gjatë konfliktit 12-ditor, sipas Nour News, e lidhur me shtetin.

Read More