Autor: Suad Avdiu

Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende nesër pritet të kalojë edhe 40 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 9, paralajmërojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. Të premten pasdite dhe në orët e natës në disa vende do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit. Në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore,…

Read More

Karvani ekonomik i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndaloi sot në Zhelinë, ku bashkë me kryetarin e komunës Blerim Sejdiu dhe deputetin Adnan Azizi prezantuan Planin Operativ për Punësim dhe Zhvillim Ekonomik prej 40 milionë eurosh. Durmishi nënvizoi mbështetjen e drejtpërdrejtë për bizneset e vogla dhe të mesme, nxitjen e punësimit për të rinjtë dhe gratë, si dhe investimet në zhvillim rural e ekonomi lokale, masa konkrete që po e ndryshojnë terrenin ekonomik. “Bashkë me komunat dhe qytetarët do të sigurojmë që çdo politikë ekonomike të sjellë përfitime reale në terren. Zhvillimi nuk ndodh nga lart, ai ndërtohet…

Read More

Ligji për përfaqësim, Fetai: Zbatimi garantohet nga Qeveria, ligji pro shqiptarëve Zëvendëskryeministri Arben Fetai për Alsat thekson se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat i cili dje kaloi në Qeveri do të prodhojë një sërë efektesh juridike të ligjeve të tjera me qëllim që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat të zbatohet edhe në organet e sigurisë, ku Balancuesi i shfuqizuar nuk e ka parashikuar, shkruan Alsat. “Parashihet që të kemi një inventar i cili do të bëhet në kuadër të Trupit Koordinues të të gjitha ligjeve që prekin fushën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Po po ky…

Read More

Vitin e kaluar ka filluar implementimi i projektit më të madh infrastrukturor – përmirësimi dhe rinovimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në 80 komuna në vend. Gjithashtu, në Shkup po ndërtohet një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme të dekadës në këtë fushë, ai është stacioni për pastrimin e ujërave të ndotura, në proces është miratimi i Ligjit të ri për ajrin dhe janë siguruar gjashtë autobusë ekologjik, njoftoi sot në konferencën për shtyp ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinos, Izet Mexhiti, me rastin e njëvjetorit të formimit të Qeverisë. Siç theksoi, në këtë periudhë…

Read More

Duke filluar nga 5 korriku, në pikën kufitare Tabanoc me Serbinë do të hyjë në funksion sistemi i ri “One Stop Shop”, që synon të përshpejtojë ndjeshëm procedurat kufitare dhe të reduktojë pritjet e gjata për udhëtarët, përcjell INA. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se ky sistem do të funksionojë në mënyrë të plotë dhe moderne, duke ofruar një kontroll të koordinuar mes autoriteteve maqedonase dhe atyre serbe. “Në parim jemi marrë vesh që data 5 korrik të jetë dita e vendosjes në funksion të sistemit në të gjitha kabinat. Me këtë model të ri të kontrollit,…

Read More

Talenti 18-vjeçar nga fshati Sllupçan, Nexhat Fejzullai, ka marrë një ftesë zyrtare për të zhvilluar prova me ekipin spanjoll SD Huesca, që garon në Ligën e Dytë të Spanjës (LaLiga 2).Kjo përbën një hap të jashtëzakonshëm për një futbollist të ri nga rajoni ynë, duke hapur dyert drejt një karriere të mundshme ndërkombëtare. Nexhati, i njohur për talentin dhe disiplinën në fushën e lojës, ka treguar vazhdimisht cilësi të larta teknike dhe fizike, duke rënë në sy të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ftesa për prova në një klub me renome si Huesca, i cili ka qenë edhe pjesë e La Ligës në…

Read More

Keryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar për disa takime të rëndësishme që ka realizuar gjatë ditës së sotme “Zhvillova takime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatik”, ka shkruar Gashi në Facebook. Kryeparlamentari është takuar me Delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi – Maqedonia e Veriut, të kryesuar nga z. Ahmet Kiliç. “Diskutuam për forcimin e lidhjeve mes parlamenteve tona dhe mbështetjen e dialogut miqësor që kemi ndërtuar në këtë periudhë”, është shprehur Gashi. Gjithahstu gjatë ditës, kreu i Kuvendit ka realizuar një takim lamtumirës me Ambasadoren e Suedisë, znj. Ami Larsson Jain. “E falënderova për…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me rritjen prej 20 përqind të turizmit në Maqedoni, si dhe cilët janë faktorët që e sjellin rritjen dhe cilat janë pritshmërit e Qeverisë, deklaroi se pret që numri i turistëve të arrij deri në një milionë e gjysmë. „Po, kjo është një e dhënë e mirë për katër muajt e parë të këtij viti. Një e dhënë pozitive në kuptimin që kemi rritje prej më shumë se 20% sa i përket numrit të turistëve dhe netë- qëndrimeve. Kjo do të thotë më shumë para për qytetarët…

Read More

Shkup, 25 qershor- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili po ngjall reagime të ashpra nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas kësaj partie opozitare, ligji i ri nuk garanton barazi reale për shqiptarët, por përkundrazi, rrezikon të legalizojë diskriminimin institucional përmes formulimeve të mjegullta dhe mungesës së mekanizmave detyrues. Komunikata e plotë e Aleancës për Shqiptarët: “Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje në seancë qeveritare Propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një tekst që jo vetëm nuk garanton barazi, por e rrëshqet përfaqësimin e shqiptarëve në terrenin e përjashtimit të…

Read More

“Tentimi i krijimit të kombit modern maqedonas dhe gjuhës së re moderne maqedonase, konfirmon se nuk është problem ndryshimi i Kushtetutës, por identiteti dhe gjuha”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar votimin e djeshëm në Komitetin për punë të jashtme në Parlamentin Europian. Dje, dështoi përpjekja e eurodeputetëve bullgarë për të futur amendament që do t’i shtonte fjalën “modern” fjalëve “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase” në Raportin e Progresit të Maqedonisë. “Nuk e shoh këtë si fitore, por si zhgënjim”, tha kryeministri Mickoski në një intervistë për MRT. “Pse? Sepse në shekullin e 21-të, në Evropë, pamë përpjekje për të…

Read More