Autor: Suad Avdiu

Me temperatura që arrijnë deri në 42°C, Europa është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit për këtë verë. Në kontinentin më të nxehtë në planet po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe problematike kriza klimatike. Spanja paralajmëroi temperatura ekstreme në jug të vendit. Agjencia e Motit, Aemet bëri thirrje për më shumë kujdes, veçanërisht për të moshuarit, gratë shtatzëna e personat me probleme shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Madrid këshilloi qytetarët të shmangin diellin e të qëndrojnë të hidratuar. Edhe Portugalia në gjendje gatishmërie, me temperaturat në Lisbonë që mund të shkojnë deri në 42°C dhe rrezik të lartë…

Read More

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor që mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit e këtij samiti. Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient. Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double…

Read More

Aleanca për Shqiptarët, përmes një reagimi zyrtar, ka shprehur shqetësim për raportin e miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, duke e cilësuar si konfirmim të paralajmërimeve të saj për ndikimin e huaj dashakeq në Maqedoninë e Veriut. Sipas ASH-së, vendi është bërë shënjestër e projekteve si “Bota Serbe”, ndërsa disa përfaqësues të qeverisë, përfshirë edhe figura të VLEN-it, akuzohen se po relativizojnë rrezikun dhe po legjitimojnë këtë ndikim përmes pjesëmarrjes së individëve si Ivan Stolkoviç në pushtet Reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët, edhe njëherë shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e dokumentit zyrtar të miratuar…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, transmeton TV21. Qyra në fjalimin e tij thotë se kandidatura e tij për Strugën është kërkuar çdo ditë nga bizneset lokale dhe nga të rinjtë. “Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë. Thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit,  thirrje nga…

Read More

VMRO-DPMNE dhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski nuk po ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me ndërtimet pa leje në Çair. “Në Makedonska Kamenicë, Ministria e Brendshme po ngre padi penale kundër një qytetari që e rinovoi çatinë e tij. Një çati – padi penale. 150 ndërtesa të paligjshme – asgjë. Kjo është provë e gjallë e drejtësisë selektive dhe mbrojtjes politike të mafies urbane, veçanërisht kur ajo është e lidhur me partnerët e koalicionit të qeverisë”. “Pse hesht kryeministri Hristijan Mickoski? Sa kohë do të gjunjëzohet para VLEN? A është edhe ai i përfshirë në skemën kriminale? LSDM kërkon një…

Read More

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciale ka folur për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë në vendin tonë. Fetai tha se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dashur të votohet në vitin 2003, por u deshtë të kalojnë më shumë se 20 vjet që të vijë ky ligj. “Ky ligj është historik, pasi për herë të parë definohet në ligj përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe parashihen mekanizma për krijimin e një trupi koordinues i cili do të kryesohet nga një zëvendëskryeministër. Si pjesë e këtij ligji, parashihet që të…

Read More

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të disa përfaqësuesve politikë të VLEN-it që po përpiqen të distancohen nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Mustafi renditi disa fakte që, sipas tij, hedhin poshtë çdo përpjekje për të “amnestuar” veten nga përgjegjësia politike për këtë proces, i cili sot kritikohet nga të njëjtët që e mbështetën me heshtje apo me pjesëmarrje aktive. “Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar nga 5 deri më 30 shtator 2021. Në atë kohë, Izet…

Read More

Një agjenci ndihme emergjente në Rripin e Gazës raportoi të dielën se të paktën 35 persona, përfshirë fëmijë, u vranë nga granatimet ose zjarri i ushtrisë izraelite në enklavë, ku lufta që ka vazhduar për më shumë se 20 muaj ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe e ka shtyrë popullsinë në prag të urisë, siç vazhdon të paralajmërojë OKB-ja. Mbrojtja civile raportoi gjithashtu se dhjetëra të plagosur u dërguan në spitale, ku lufta vazhdon, që pas bastisjes nga krahu ushtarak i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. “Ata na bombarduan ndërsa flinim. Ne nuk bëmë kurrë asgjë të…

Read More

Gjysmë-maturantët e shkollave të mesme që nuk u regjistruan në arsimin e mesëm për vitin skollor 2025/2026 gjatë afatit të parë të regjistrimit në qershor kanë një mundësi të dytë për t’u regjistruar sot, gjatë regjistrimit të dytë elektronik këtë muaj. Dokumentacioni i nevojshëm do t’u dorëzohet shkollave nesër, dhe lista e nxënësve të regjistruar do të publikohet të mërkurën (2 korrik) deri në orën 12:00. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të mbledhura nga shkollat, ka 16,034 vende të lira për regjistrimin e nxënësve për regjistrimin e dytë të qershorit: 10,758 për mësim në gjuhën…

Read More

Një vajzë dhjetëvjeçare nga Maqedonia u mbyt në lumin Piave, pranë Trevisos. Sipas mediave italiane, vajza kishte qenë duke notuar në lumë me vëllezërit e motrat e saj. Rreth orës 4 të pasdites, ajo u hodh në ujë, por nuk doli në sipërfaqe për shkak të rrymës së fortë që e tërhoqi nën ujë dhe e fshehu plotësisht nga pamja. “Rreth 20 zjarrfikës nga njësitë e veçanta të Montebelluna dhe Treviso iu përgjigjën thirrjes, si dhe specialistë të ndërhyrjes në ujë, zhytës, një dron dhe një helikopter nga Venecia, si dhe anëtarë të Karabinierëve. Për shkak të rrymës së paparashikueshme, operacionet…

Read More