Sot u nda nga jeta profesori i mirënjohur Visar Limani nga Kumanova. Kontributi i tij në historinë e arsimit padyshim që do të lërë shenja për shumë gjatë. Prof. Visar Limani ligjëroi lëndën e Historisë në Gjimnazin e Kumanovës, dhe përcolli breza me radhë e që sot ky lajm i hidhur preku familjarët, miqtë dhe çdo nxënës të tij. Ngushëllimet e përzemërta familjes dhe çdokujt që njohu nga afër njeriun me shumë vlera./Televizioni News

