Autor: Suad Avdiu
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka hapur një procedurë hetimore dhe ka lëshuar udhëzime për SPB Kumanovë për të hetuar elementet e një vepre penale të mundshme, të lidhur me thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga persona të panjohur. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, ku në një pjesë të tribunës u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare. Sipas njoftimit të Prokurorisë, është dhënë gjithashtu urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Ndeshja në fjalë ishte…
Kur do të përgjigjeni për Monstrën, Almirin, Lagjen e Trimave e Car Dushanin? Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të fshihet përgjithmonë pas fjalëve “patriotizëm”, “dinjitet” dhe “e ardhme”, duke lënë pas tragjedi të pandëshkuara, afera të pazgjidhura dhe pasurim imoral. Sot, VLEN i bën publikisht pyetje BDI-së: A është patriotizëm të heshtësh për Monstrën, ku shqiptarët u shpallën terroristë pa prova? A është patriotizëm të mos japësh dorëheqjen pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor? A është patriotizëm të injorosh rastin Alfa, ku shqiptarët u dënuan në një proces…
Nga maji deri në fund të korrikut të këtij viti, në të gjithë Maqedoninë kanë ndodhur më shumë se 2,000 aksidente trafiku. Të dhënat tregojnë se 22 persona kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë periudhës së analizuar. Arsyeja më e zakonshme për aksidentet ishte shpejtësia. Statistikat nga Ministria e Brendshme tregojnë se numri më i madh i aksidenteve rrugore – 780 kanë ndodhur në korrik dhe më pak në maj. Përveç shtetasve të RMV-së, në aksidente trafiku në rrugët e Maqedonisë kanë marrë pjesë edhe të huaj. Për dy muaj, pra në maj dhe qershor, numri i të huajve që…
Sonte ai është parë në një kafe në Likovë me përfaqësues të Arbërisë, në një atmosferë miqësore e të ngrohtë bashkëbisedimi. Ky takim vjen në një moment kyç, kur Lëvizja Arbëria ka nisur bisedimet për një koalicion të mundshëm me VLEN për zgjedhjet lokale. Figura e Avni Deharit mishëron urtësinë, integritetin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave kombëtare. Prania e tij në krah të Arbërisë nuk është thjesht një mbështetje politike, është një vulë besimi, një frymëzim moral dhe një dëshmi se politika mund të bëhet edhe me dinjitet. Lëvizja Arbëria, me mbështetës të tillë, po ngrihet përtej kufijve të…
Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot se zjarri në komunën e Likovës në zonën midis fshatrave Sllupçan dhe Vaksincë është ende aktiv. Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe përfshiu bar të thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët në atarin e fshatit Sllupçan të Likovës, kumtuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Kumanovës. Në zjarrin gjatë ditës së djeshme ndërhynë dy automjete kundërzjarrit me gjashtë zjarrfikës, dy ekipe nga dega e Kumanovës e “Pyjeve kombëtare”, si dhe pjesëtarë të Armatës së RMV-së. Ekipi i “Pyjeve Kombëtare”, përveç ndërhyrjes gjatë natës, kishte ndërhyrje edhe sot në sipërfaqet e…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër (mbi 15l/m2), erëra të forta (mbi 60km/orë) dhe breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë. Në Shkup, moti do të jetë I ngjashëm me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në një pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme, erëra të forta…
Pas gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve anti-shqiptare në Kumanvoë, ka ardhur edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së. Deputeti i kësaj partie, Bojan Petrushevski, ka dënuar thirrje duke thënë se bëhet fjalë për një grup të vogël qytetarësh. “Në këtë kontekst, ne dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë. Keqpërdorime të tilla i shërbejnë të gjitha rrymave dhe strukturave politike që për dekada kanë ndjekur një politikë urrejtjeje ndaj njëra-tjetrës. Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes janë mbrojtja më e mirë e krimit të atyre strukturave që për vite të tëra kanë abuzuar me marrëdhëniet…
Deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme përballë valës së urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Haradinaj shkruan: “Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese: “Dhoma gazi për shqiptarë”. “Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur “Maqedoni e pastër (pa shqiptarë”. “Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”. Asnjë…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashper pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve gjatë një ndeshje të basketbollit dje në Kumanovë midis RMV-së dhe Rumanisë, duke kërkuar që institucionet të veprojnë me vendosmëri ndaj gjuhës së urrejtjes, përcjell INA. Ja reagimi i saj i plotë: *“Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk…
Pas një sërë kontaktesh joformale të zhvilluara ditëve të fundit, sot u mbajt edhe takimi i parë zyrtar mes Lëvizjes Arbëria, të përfaqësuar nga Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu, dhe përfaqësuesve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Zekirija Ibraimi. Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë politike dhe nevojën për bashkëpunim të sinqertë mes forcave që ndajnë aspirata të përbashkëta për të ardhmen e shqiptarëve. Qëllimi i diskutimeve ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, duke u përqendruar në krijimin e një platforme të përbashkët që do t’i shërbejë interesit qytetar…
