Autor: Suad Avdiu

Më 03.08.2025, në orën 12:05, Departamenti i Zjarrfikësve të Kumanovës është njoftuar për një zjarr të shpërthyer në fshatin Opaj, Komuna e  Likovës. Sipas njoftimit, zjarri ka përfshirë një shtëpi pushimi si dhe sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë një ekip i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Kumanovës, i cili ka arritur ta shuajë zjarrin me sukses. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Pas shuarjes së zjarrit, është kryer një inspektim në vendngjarje nga një ekip i posaçëm i Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës.SPB KUMANOVE

Read More

Beti Zylali, e lindur dhe e rritur në Strugë, është një këngëtare me pasion të thellë për muzikën, e cila aktualisht kontribuon në qytetin e Gostivarit . Dashurinë për këndimin e ka zbuluar që në moshë të vogël dhe prej atëherë ka ndërtuar një rrugëtim artistik me disa projekte të suksesshme. https://www.youtube.com/watch?v=b2mXE_3nKiQ&t=4s Pas një pauze të shkurtër, Beti rikthehet fuqishëm me këngën e re “Jam e lumtur”, një realizim i frytshëm në bashkëpunim me profesionistët e njohur Avni Qahili dhe Ebrar Mazhar. Kënga sjell një atmosferë pozitive dhe reflektim mbi ndjenjat e gëzimit, të shprehura me një stil bashkëkohor…

Read More

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, edhe 48 orë pas skandalit me brohoritje anti-shqiptare në Kumanovë, në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumuni, nuk ka dalë me reagim dhe dënim të fyerjeve të shqiptarëve në praninë e kryeministrit Mickoski dhe dy ministrave, Stoilkoviq dhe Toshkovski, shkruan gazeta KOHA. Megjithëse reaguan të gjithë liderët e zyrtarët shqiptarë në Maqedoni, Kosovë…. madje edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Gashit duket se nuk i kanë bërë përshtypje sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve në një ndeshje sportive që nuk kishte asnjë lidhje me shqiptarët. As në rrjetet sociale të kryeparlamentarit, por as në…

Read More

Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër. Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane. Sporti…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot është pyetur në lidhje me thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai tha se i dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike, duke bërë apel që çdo tifogrup të mbështet ekipin e vet në mënyrën e duhur. “Organizatorët e ndeshjes Federata e Basketbollit dhe Komuna e Kumanovës dënuan thirrjet ksenofobike. Të jem i sinqertë derisa isha aty, as që i kam vërejtur thirrje, pasi bëhej fjalë për grup të vogël tifozësh. Por dua të bashkangjitem në dënimin e nacionalizmit dhe ksenofobisë, si dhe të bëjë thirrje apel për çdo…

Read More

Ndërkohë, një pjesë e opinionit publik në fqinjin tonë verior, Serbinë, besojnë se Uashingtoni mund të rrisë presionin, për formalizimin e një forme të njohjes së shtetësisë së Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike atje, theksojnë se marrëveshjet kyçe tashmë janë zbatuar, duke vlerësuar se pushteti aktual në Serbi, i cili ka balancuar herë pas here raportet me Bashkimin Evropian, nuk duhet të refuzojë një ofertë të mundshme që mund t`i vijë nga SHBA-ja. Muajt në vijim, pritet një angazhim më i fuqishëm i administratës amerikane rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me paralajmërime gjithnjë më të qarta se qëllimi përfundimtar…

Read More

Shitjet me pakicë në Maqedoni po shënojnë rritje të ndjeshme – veçanërisht në tregtinë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave zyrtare, në qershor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në këtë kategori u rrit me 22.5%, ndërsa rritja nominale ishte deri në 31.5%. Të dhënat tregojnë se rritja nuk kufizohet vetëm te produktet ushqimore. Në kategorinë e produkteve jo-ushqimore (përveç karburantit), rritja reale është 5.2%, dhe nominale 9.2%. Dhe në përgjithësi, në të gjitha grupet (përveç tregtisë së karburantit), shkalla reale e rritjes është 13.9%,…

Read More

Komisioni Evropian ka njoftuar se më 12 tetor nis zbatimi gradual i Sistemit të ri të Hyrje-Daljes (EES) në vendet e zonës Shengen, i cili do të regjistrojë digjitalisht hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet e treta për qëndrime afatshkurtra në 29 vende evropiane. Sistemi i ri do të zëvendësojë vulosjen e pasaportave dhe do të mbledh të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës, duke synuar të përmirësojë kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së, të zbulojë tejkalimet e qëndrimit dhe abuzimet me identitetin. Implementimi do të zgjasë gjashtë muaj, gjatë të cilëve policia kufitare…

Read More

Edhe ministra, edhe kandidatë për kryetarë komunash – pasi ministri aktual i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, si dhe ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, kanë njoftuar se do të kandidojnë në zgjedhjet lokale që po afrohen, nga qeveria thonë se ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre ministrore derisa të marrin mandat si kryetarë komunash, përcjell INA. “Derisa dikush të mos zgjidhet në zgjedhje, ai është ushtrues aktiv i funksionit që e ka. Për më tepër, të gjitha personat e emëruar kanë zëvendësuesit e tyre në mënyrë që të mos ketë ngecje apo mospërmbushje të detyrimeve.”, theksuan nga…

Read More

Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të sallës së re sportive në Akademinë ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski” Shkup. Në ngjarje do të marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Sportit, Vllado Misajllovski dhe Borko Ristovski. Investues i këtij projekti është Ministria e Sportit, ndërsa vlera është 64.780.000 denarë. Pas përfundimit të investimit, salla sportive do t’i jepet për përdorim të përhershëm Ministrisë së Mbrojtjes, për trajnim të kadetëve të Akademisë ushtarake, por do të sigurohen termine edhe për nxënësit dhe banorët e Komunës Aerodrom.

Read More