Autor: Suad Avdiu

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka refuzuar kërkesën e autoriteteve komunale në Preshevë për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan me Maqedoninë e Veriut, të paraqitur më 19 maj. Sipas kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, në përgjigjen zyrtare që kanë marrë, autoritetet serbe kanë arsyetuar se rruga që çon drejt kufirit kalon përmes fshatit Miratoc dhe se mungojnë kushtet infrastrukturore për vendosjen e kontrollit kufitar. Por, sipas Sinanit, ky arsyetim është i pabazë dhe i papranueshëm. “Shumica e vendkalimeve kufitare të këtij niveli në rajon, përfshirë ato ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kalojnë përmes apo pranë vendbanimeve. Shembulli më konkret…

Read More

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, reagoi sot pas katër ditëve lidhur me incidentin e ndodhur në sallën “Maqedonia” në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, ku u bënë thirrje me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Në një deklaratë publike, presidentja Siljanovska-Davkova e cilëson ngjarjen si të turpshme dhe thekson se urrejtja dhe racizmi nuk kanë vend në asnjë fushë sportive. Ajo e krahasoi këtë rast me incidentin e mëparshëm që ndodhi në mes të korrikut gjatë ndeshjes ndërmjet Shkëndijës dhe ekipit uellsian TNS, kur futbollisti Armand Ote u ofendua në mënyrë raciste nga një tifoz. Sipas…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate sot theksoi se e dënon ashpër përjashtimin e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera nga procesi i fundit i punësimit në Armatën dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 74 të punësuarit e fundit: ➡️ 71 janë maqedonas, ➡️ 2 janë nga komuniteti rom, ➡️ vetëm 1 është shqiptar, ➡️ asnjë nga komunitetet e tjera. “Kjo nuk është vetëm një padrejtësi! Kjo është realizim i një plani sistematik për përjashtimin e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë nga institucionet e sigurisë, nga Armata e vendit, nga administrata shtetërore…

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. . Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 24 deri në 29 gradë. Në Shkup, vranësira të ndryshueshme, në pjesë të luginës do të jetë jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 27 gradë.

Read More

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e quan tentativë të qëllimshme të Ali Ahmetit për të prodhuar krizë ndëretnike me qëllim kthimi në pushtet. “Kujdes! Ali Ahmeti është në kërkim të kurbaneve për t’u kthyer në pushtet Pasi që dështoi skenari për të prodhuar incident ndëretnik nga ndeshja e basketbollit, për çka nuk ndihmuan as telallët e ndryshëm gjithandej, sepse kjo qeveri jo vetëm që e dënoi ngjarjen, siç nuk ndodhte në 22 vjetët e fundit, por tashmë autorët e thirrjeve antishqiptare janë vënë nën hetime, Ali Ahmeti – i dëshpëruar – kërkon një…

Read More

Ngjarja e ndodhur më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, nuk ishte thjesht një incident sportiv, por një shfaqje tronditëse e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që të dëgjoheshin brohorima sportive dhe mesazhe bashkëjetese, tribuna u mbush me thirrje si: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”. Këto parulla, që rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë evropiane, u dëgjuan në prani të krerëve më të lartë shtetërorë – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Brendshëm Panço Toshkovski,…

Read More

Aleanca për Shqiptarët (ASH) thekson se VMRO-DPMNE, që sot mban pushtetin dhe vazhdon të thellojë diskriminimin ndaj shqiptarëve – nga administrata deri te sporti, ku dëgjuam thirrje raciste të tipit “Shqiptari i mirë – shqiptari i vdekur”, pa asnjë reagim serioz institucional – ka shpërndarë një komunikatë plot shpifje dhe fyerje ndaj kryetarit tonë, Arben Taravari. “Арбен Таравари уште еднаш го покажа своето вистинско лице…”, shkruan VMRO-DPMNE, duke provuar ta paraqesë Taravarin si të “kapur” dhe të detyruar të flasë. Por e vërteta është krejt e kundërta: pikërisht sepse Taravari nuk është i kapur dhe nuk pranon të bëhet dekor,…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër lidhur me brohoritjet nacionaliste dhe shpërthimet ksenofobe të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedonia e Veriut – Rumani, duke theksuar se tashmë nuk do të tolerohet më asnjë shkelës i ligjit, pavarësisht përkatësisë. Ja reagimi i tij i plotë: “Tanimë të gjithë, duke filluar nga Kryeministri, zyrtarët e lartë të koalicionit VLEN, Komuna e Kumanovës dhe FBMV, dënuan qartë dhe zëshëm brohoritjet nacionaliste dhe shpërthimet ksenofobe gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedonia e Veriut – Rumani. Këtu duhet theksuar se nga viti 2004, Maqedonia e Veriut ka një Ligj për parandalimin e dhunës dhe sjelljes…

Read More

Të paktën 180 persona, përfshirë 93 fëmijë, kanë vdekur së fundmi nga uria në Rripin e Gazës, raportoi Ministria e Shëndetësisë në kanalin e saj Telegram “Pesë vdekje për shkak të urisë dhe kequshqyerjes u regjistruan në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria. Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga uria “ka arritur në 180, përfshirë 93 të mitur”. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë, numri i përgjithshëm i viktimave të përshkallëzimit të konfliktit në enklavë që nga tetori i vitit 2023 është rritur në 60,430, me mbi 148,000 të plagosur. Që nga 2 marsi…

Read More

Koalicioni VLEN në një postim në Facebook shpreh mbështetjen e pakushtëzuar për kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, një emër që tashmë është bërë sinonim i shpresës, ndryshimit dhe dinjitetit qytetar në Dibër. Që nga momenti kur shpallëm kandidaturën e tij,  Mela ka marrë një jehonë të jashtëzakonshme mes dibranëve, dhe kjo nuk është rastësi. Dibranët e njohin mirë integritetin, përkushtimin dhe vizionin e tij për ta nxjerrë Dibrën nga harresa dhe për ta kthyer në model të qeverisjes së drejtë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. VLEN fisnikëron Dibrën me Fisnik Melën. Ai nuk është thjesht një…

Read More