Autor: Suad Avdiu

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione – Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni ligjvënës juridik. Para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim ligji për qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve mobile të institucioneve të sektorit publik, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitetit energjetik dhe Propozim ligji për kontroll të emetimeve industriale, të gjithë në lexim të parë. Në Komisionin për çështje…

Read More

Moti sot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 28 deri në 35 gradë, Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë.

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njftojnë se mbrëmë ne vendkalimin kufitar Tabanocë, janë arrestuar shtetas të huaj për posedim të një lëndë pluhurore të bardhë dhe tabletave. “Dje rreth orës 19:00, në vendkalimin kufitar “Tabanocë” në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë i privuan nga liria O.J. (32) nga Hungaria dhe A.B. (37) nga Serbia. Gjatë verifikimit kufitar dhe kontrollit në automjetin “Tojota” me regjistrim kombëtar hungarez, të cilin e drejtonte O.J., ndërsa bashkudhëtarë ishin A.B. dhe një person tjetër nga Hungaria, në bagazhin personal të O.J. u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me lëndë pluhurore të bardhë, një…

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot e prezantoi programin e tij të dedikuar për pensionistët, me të cilin paralajmërohen masa konkrete për përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve më të moshuar. “Në Çair jetojnë mbi 7.400 pensionistë, zëri juaj, përvoja dhe urtësia juaj janë shtylla e komunitetit tonë. Prandaj, gjatë mandatit tim ju do të jeni të parët”, theksoi Osmani. Programi “Me zemër për të moshuarit”, siç ka treguar Osmani, parasheh ndihmë financiare të njëhershme për pensionistët me të ardhura më të ulëta; “Kartela Vitet e Arta” me zbritje për ilaçet dhe produktet bazë të përditshme; ⁠ekipe…

Read More

MPB Maqedoni njofton se më 25.08.2025 në orën 09:20 në Kërçovë, zyrtarët policorë e privuan nga liria personin F.L (18) nga Kërçova. Siç thonë nga MPB, ai rreth orës 06:55 në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Liria”, ai e përplasi këmbësorin S.Sh. (82) nga Kërçova me një automjet pasagjerësh “Citroen Saxo” me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por në orën 07:10 u kthye pa automjetin. “Këmbësori S.Sh. pësoi lëndime të rënda trupore dhe pasi mori ndihmë mjekësore në spitalin e Kërçovës, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, u transferua në…

Read More

Zv/kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik. Ambasadori Ulusoy vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur iniciativat e përbashkëta. Fetai theksoi se miqësia dhe partneriteti me Turqinë janë shtylla të rëndësishme për reformat dhe zhvillimin ekonomik.

Read More

Çmimi shtetëror “Nënë Tereza” për vitin 2025 do të ndahet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çmimi është për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për inkurajimin, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis kombeve ashtu edhe midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme. Fituesit e këtij viti janë Borçe Stamenov dhe doc.dr. Irfan Ahmeti.

Read More

Ka kaluar një muaj që kur u publikua raporti negativ i ESHR mbi shpenzimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë kohës kur ministër ishte Bujar Osmani, dhe Prokuroria dhe gjyqësori ende nuk kanë marrë asnjë masë. Revizorët konstatuan se mbi 120 milionë denarë (rreth 2 milionë euro) u shpenzuan për organizimin e samitit të OSBE-së në Shkup pa dokumentacion të duhur, pa evidencë të mallrave dhe shërbimeve të dorëzuara dhe pa pajisje të qëndrueshme që duhej të kishin mbetur pronë shtetërore. Kjo ngre dyshime serioze për mungesë transparence dhe keqpërdorim të fondeve publike. E gjithë kjo të rikujton kohën…

Read More

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, kryesisht5 nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 34 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo…

Read More

Të dashur qytetarë, Sot, deponia famëkeqe e Nikushtakut u mbyll përfundimisht. Pas 24 vitesh helmimi të ajrit, tokës e ujit, pas rrezikimit të shëndetit të banorëve të Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës dhe Orllancës, si dhe pas dhjetëra aksidenteve të shkaktuara nga tymi i saj helmues, ky kapitull i errët më në fund mbyllet. Dua t’ju kujtoj se më 02 shtator 2023, nga kjo zonë bëra një reagim publik si deputete dhe nënkryetare e Alternativës, ku kërkova urgjentisht dislokimin e kësaj deponie, duke denoncuar neglizhencën e BDI-së që për dy dekada nuk bëri asgjë, megjithëse i kishte të gjitha mundësitë për të…

Read More