Autor: Suad Avdiu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se mësimdhënësit e shkollave të mesme në vend mund të aplikojnë për trajnim të avancuar për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie. Nga MASH thonë se nëse kanë njohuri bazë të mjeteve digjitale dhe zotërojnë në mënyrë aktive gjuhën angleze, ata mund të aplikojnë për trajnimin „AI në klasë“, i cili do t’i ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me grupacionin Brainster, ka shpallur thirrje publike për pjesëmarrje në trajnim, ndërsa…

Read More

Nga shtatori i vitit 2026 rikthehet shkolla e mesme policore në vend, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pasi ligji i propozuar me procedurë të shkurtuar tashmë është dorëzuar para deputetëve. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski paralajmëroi punësim të garantuar për të gjithë ata që do ta përfundojnë shkollën e mesme policore. “Çdo person që do të regjistrohet në Akademinë Policore në të ardhmen, në kuadër të shkollës së mesme policore, dhe që do ta përfundojë me sukses, do të bëhet pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të…

Read More

-Gjatë ditës sotshme, për vizitë tek Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, ishte poeti nga Gjilani, z. Hysen Këqiku, autor i mbi 50 veprave e njëherit edhe kryetar i shoqatës së shkrimtarëve të Anamoravës. Autori, tani është penzionist, Profesor i gjuhës shqipe, e një kohë gjatë viteve 70 – ta, ka punuar si mësues në f. Vaksincë, në të cilin fshat gëzon mbështetjen të madhe sot e kësaj dite . Komuna e Likovës gjithmon ka mbështetur dhe do të vazhdoj tutje të përkrah krijimtarinë tonë letrare , pasi është ndër më të pasurat./TV NEWS

Read More

Shkup, 27 gusht – Stafit akademik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i shtohet edhe një doktor shkencash. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Almir Rushiti nga Kumanova mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë: “Metodologjia për vlerësimin e rrezikut nga zjarri në zonat urbane”, duke marrë titullin Doktor i Shkencave Teknike me vlerësim të shkëlqyeshëm. Komisioni doktorial ishte në përbërje: prof. dr. Petar Cvetanovski (kryetar), Prof. Dr. Meri Cvetkovska (mentor dhe anëtare), Prof. Dr. Elena Dumova-Jovanoska (anëtare), Prof. Dr. Ana Trombeva Gavriloska (anëtare) dhe Prof. Dr. Mirjana Laban (anëtare e jashtme nga…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi kanë marrë pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup. “Së bashku me Kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ishte kënaqësi të marr pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup. Gjatë kësaj mbrëmjeje të ngrohtë dhe miqësore, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e tij të…

Read More

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e partisë, dr. Arben Taravari, dhe me strukturat partiake të kësaj force politike. Ai theksoi rëndësinë e koalicionit “Besëlidhja”, të cilin e quajti si koalicionin më të madh dhe historik të shqiptarëve në vend, që lindi në një kohë kritike për kombin dhe për orientimin gjeostrategjik të shtetit. “Është shumë e fisme t’ia shtrëngosh dorën vëllaut. Sidomos në kohë të vështira si kjo, kur më e rëndësishmja është të jemi bashkë në anën e duhur të historisë”, u shpreh…

Read More

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se në Nikushtak të Likovës, ka nisur një aksion historik për mbylljen dhe sanimin e një prej deponive më të rrezikshme në vend. Prej atje thonë se “kjo deponi, e identifikuar në Planin Kombëtar si një nga pikat më kritike për shëndetin publik dhe mjedisin, për 24 vite u la në harresë nga BDI-ja”. “Premtime pafund, zero zgjidhje! Banorët e Likovës, Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës e Orllancës përjetuan vetëm tym, helm dhe rrezik për jetën. Ndryshimi erdhi me VLEN! Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve, përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit…

Read More

Kush do të marrë “kremën e tortës” në zgjedhjet lokale të ardhshme – funksionin e kryetarit të Qytetit të Shkupit? Deri tani ka gjashtë kandidatë të nominuar zyrtarisht – gjashtë nga partitë politike dhe një kandidat i pavarur. Priten edhe kandidatura të tjera, kryesisht nga iniciativa të pavarura qytetare, pasi sipas udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), një kandidaturë për kryetar ose listë këshilltarësh mund të dorëzohet me të paktën dy nënshkrime qytetare. Kandidatët zyrtarë janë: Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka nominuar aktualin kryetar të Kisella Vodës dhe kryetar të ZELS, Orce Gjorgjievski, për kryetar të Shkupit. Partia opozitare…

Read More

Të nderuar miq, shokë e dashamirë, Me krenari dua t’ju njoftoj se ish-pjesëtari i tri luftërave të UÇK-së dhe invalid i luftës, Besim Aliu, i është bashkuar listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”. Besim Aliu, i njohur në mbarë trojet shqiptare, është një aktivist i palodhur i kauzës sonë kombëtare. Vlen të theksohet se ai ka qenë dhe mbetet i pathyeshëm në veprimtarinë dhe qëndrimet e tij për kauzën tonë kombëtare – një kauzë që, fatkeqësisht, ka mbetur e cunguar dhe e nëpërkëmbur nga tradhtarët, servilët dhe profiterët e pasluftës. Në Këshillin Komunal, ai do të jetë një shtyllë…

Read More

Fillimi i vitit të ri shkollor po afron, dhe bashkë me emocionet e nxënësve për rikthimin në banka, vijnë edhe shpenzimet për prindërit. Fletore, lapsa, vizore, goma, çanta dhe mjete të tjera të domosdoshme për mësim janë ndër produktet që çdo nxënës duhet të ketë gati në ditën e parë të shkollës. Çmimet në libraritë dhe dyqanet e materialeve shkollore ndryshojnë, por llogaritjet tregojnë se një nxënësit i duhen minimalisht rreth 1.800 denarë, ndërsa shuma maksimale mund të arrijë deri në 4 mijë denarë, varësisht nga cilësia dhe marka e produkteve që zgjidhen. “Realisht një nxënësit u duhet nga 1800…

Read More