Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut tejkalon mesataren e BE-së: Pothuajse çdo i dhjeti student është i huaj!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

18 Nëntor, 2026

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

18 Nëntor, 2026

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

18 Nëntor, 2026

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

18 Nëntor, 2026

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

18 Nëntor, 2026

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Sulejmani: Disa studentë që paralajmrojnë protesta janë të ndikuar politikisht, ka edhe prej tyre që e pëkrahin zgjidhjen e Qeverisë

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

TV NewsBy TV News26 Janar, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm.

Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.

Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Noem dhe Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.

Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e Sekretarit të Thesarit.

Noem, një aleate e Presidentit Trump mori 7 vota nga demokratët.

Republikanët, të cilët gjithësesi i kishin votat e nevojshme për ta miratuar kandidaturën e saj, shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Noem falënderoi Presidentin Trump për “besimin që i dha për të shërbyer si Sekretare e Sigurisë Kombëtare”.

“Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!“, shkruante ajo më tej.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të Presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.

Demokratët janë të ndarë se si duhen zbatuar masat që lidhen me kufijtë dhe imigracionin nën administratën Trump. Disa prej tyre po mbajnë qëndrime të zbutura ndaj vijës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm.

Megjithatë, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer si dhe shumica e demokratëve, votuan kundër zonjës Noem.

Schumer theksoi rëndësinë e “zgjidhjeve dypartiake për të ndrequr problematikën në kufi”, dhe tha se Noem “duket se po shkon në drejtimin e gabuar”.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Doganat, Mbrojtjen e Kufijve dhe Emigracionin. Departamenti është gjithashtu përgjegjës për sigurinë në transportin ajror, mbrojtjen e personaliteteve, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore e çështje të tjera.

Presidenti Trump ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon departamenti, duke përfshirë edhe ushtrinë në zbatimin e ligjeve mbi emigracionin si dhe riformësimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Këto plane pritet ta vendosin Noem në qendër të vëmendjes.

Të premten Presidenti Trump vizitoi vendet që janë prekur së fundmi nga fatkeqësitë natyrore, Karolinën e Veriut dhe Kaliforninë.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat, Noem u pyet vazhdimisht nga senatorët demokratë nëse ajo “do t’u dërgonte ndihmë shteteve në raste fatkeqsish natyrore edhe nëse Trump do t’i kërkonte që të mos e bënte një gjë të tillë”.

Noem tha se “do të zbatonte ligjit dhe se kjo do të bëhej pa paragjykime politike”.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut tejkalon mesataren e BE-së: Pothuajse çdo i dhjeti student është i huaj!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

18 Nëntor, 2026

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

18 Nëntor, 2026

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

18 Nëntor, 2026

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

18 Nëntor, 2026

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.