Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

18 Nëntor, 2026

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

18 Nëntor, 2026

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

18 Nëntor, 2026

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Sulejmani: Disa studentë që paralajmrojnë protesta janë të ndikuar politikisht, ka edhe prej tyre që e pëkrahin zgjidhjen e Qeverisë

18 Nëntor, 2026

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Nëntë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

18 Nëntor, 2026

Burgim i përjetshëm për 47-vjeçarin nga Kosova që vrau bashkëshorten në Austri

18 Nëntor, 2026

Arrestohet 43-vjeçari që dyshohet se kërcënoi me thikë gruan dhe djalin

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Detaje të reja janë publikuar lidhur me pesë personat e arrestuar nga Shkupi dhe Kumanova, të dyshuar për planifikimin e një atentati në Greqi, me udhëzime nga një shtetas iranian.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, katër nga gjashtë personat e dyshuar për përfshirje në këtë rast janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Madje, është publikuar edhe emri i njërit prej të arrestuarve, i cili dyshohet se kishte marrë pjesë në përgatitjen e atentatit.

Raportohet se bëhet fjalë për Shpëtim Musliun, të lindur më 21 dhjetor 1996, nga Kumanova.

Sipas këtij raportimi, Musliu ishte arrestuar nga autoritetet greke dhe më pas u ishte dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se kishte tentuar më herët të hynte në Greqi nga Turqia, por ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare greke.

Në një përpjekje të mëvonshme, ai ishte ndaluar pas informacioneve që shërbimet greke kishin marrë nga homologët e Maqedonisë së Veriut.

Edhe korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, ka raportuar për përfshirjen e katër shqiptarëve në këtë rast.

Megjithatë, identiteti i Musliut dhe përkatësia etnike e katër të dyshuarve nuk janë konfirmuar në njoftimet zyrtare të autoriteteve maqedonase.

Sipas informacioneve të publikuara nga institucionet e sigurisë, gjashtë të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të moshës 29 deri në 73 vjeç, nga Shkupi dhe Kumanova.

Katër janë vendosur në paraburgim, një në arrest shtëpiak, ndërsa i gjashti vazhdon të jetë në kërkim.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë operacionit janë sekuestruar armë, municion, telefona, kompjuterë dhe skica të vendndodhjeve të caktuara.

Katër shqiptarë planifikuan sulm terrorist në Greqi me direktiva të Iranit: Kush është biznesmeni hebre që synohej të vritej?

Ndërkaq, sipas Agjencisë së Sigurisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, rrjeti dyshohet se vepronte nën udhëzimet e shtetasit iranian Edris Jahangiri Mavaneh.

Ky i fundit, sipas agjencisë, ka lidhje me persona të afërt me shërbimet iraniane të inteligjencës dhe me trafikantin e dyshuar të drogës Naji Sharifi Zindashti.

Mediat greke kanë raportuar se objektivi i atentatit dyshohej të ishte një biznesmen izraelit, drejtues në një kompani që vepron në Greqi.

Megjithatë, identiteti i personit që synohej të vritej nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hetimet për rastin kanë nisur në fillim të vitit 2026, në bashkëpunim ndërmjet shërbimeve të inteligjencës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë./Nacionale

Lexuar: 194

Lajme te ngjashme

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”

Sulejmani: Disa studentë që paralajmrojnë protesta janë të ndikuar politikisht, ka edhe prej tyre që e pëkrahin zgjidhjen e Qeverisë

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

Arrestohet 43-vjeçari që dyshohet se kërcënoi me thikë gruan dhe djalin

Lajmet e fundit

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

18 Nëntor, 2026

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

18 Nëntor, 2026

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

18 Nëntor, 2026

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Sulejmani: Disa studentë që paralajmrojnë protesta janë të ndikuar politikisht, ka edhe prej tyre që e pëkrahin zgjidhjen e Qeverisë

18 Nëntor, 2026

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.