Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

18 Nëntor, 2026

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

18 Nëntor, 2026

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

18 Nëntor, 2026

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: BDI non grata 20 vite pushtet me 1% moral dhe 100% korrupsion

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Janar, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj. Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim, thuhet në kumtesën nga VLEN.

“Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar!

BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së.

Me 1% transparencë, bëhesh 100% mafioz!

BDI-ja flet për gjykatat? Po kush i bëri gjyqtarët shërbëtorë partiakë? Ministrat e tyre, së bashku me Sasho Mijalkovin, ishin komision për emërimin e gjyqtarëve. Kush i sajonte tenderët? Kush e bëri shtetin të robëruar nga politikanët me llogari bankare të majme në Dubai dhe Monako?

Me 1% turp, bëhesh 100% autoritar!

BDI-ja pretendon se mbron Marrëveshjen e Ohrit? A nuk ishin pikërisht ata që politizuan administratën, duke punësuar ushtarë partiakë, ndërsa njerëzit e kualifikuar mbetën pa punë dhe u detyruan të emigrojnë? Familjet e zyrtarëve fituan, ndërsa qytetarët e zakonshëm u larguan për të punuar në Evropë.

Me 1% të vërtetë, bëhesh 100% manipulues!

BDI-ja flet për “statusin zyrtar të gjuhës shqipe”? Po vetë e miratuan atë si një gjuhë që flitet nga një përqindje imagjinare njerëzish. BDI-ja e përdor gjuhën shqipe vetëm për propagandë, ndërsa mësuesit punojnë pa mjete, nxënësit nuk kanë libra, dhe të rinjtë po e braktisin masivisht shtetin.

Me 1% demokraci, bëhesh 100% diktator!

BDI-ja flet për “vlera”, ndërsa populli sheh si ata ndërtojnë kazino, shkatërrojnë bizneset e ndershme dhe e kthejnë shtetin në një oazë të krimit. Ndërsa ata udhëtojnë me makina luksoze, populli numëron qindarkat për të mbijetuar.

Me 1% vizion, bëhesh 100% i paaftë!

Çfarë zhvillimi ka sjellë BDI-ja në zonat ku qeveris? Komunat nën kontrollin e tyre janë të zhytura në borxhe, pa infrastrukturë, pa arsim cilësor dhe pa investime në të rinjtë. Zhvillimi i vetëm që kanë mundësuar është ai i bizneseve të tyre private.

Me 1% përgjegjësi, bëhesh 100% shkatërrues!

BDI-ja flet për Evropën, por për vite me radhë ka bllokuar integrimin evropian për shkak të kalkulimeve të tyre politike personale. Kur duhej të miratoheshin ligje të rëndësishme, ata ishin të zënë duke ndarë tenderë shtetërorë. Kur duhej të luftonin korrupsionin, ata krijuan skema të reja korruptive. BDI-ja është partia e parë shqiptare që flet kundër partnerëve perëndimorë.

Me 1% ndershmëri, bëhesh 100% tradhtar i popullit!

BDI-ja për 20 vite ka shitur historinë e mbrojtjes së shqiptarëve, por kush përfitoi vërtet? Qytetari i zakonshëm apo biznesmenët e tyre? Populli jeton në varfëri, ndërsa ata mbushin xhepat. Kjo nuk është mbrojtje e shqiptarëve – kjo është tradhti!”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se BDI-ja është një strukturë politike që njeh vetëm gënjeshtra, vjedhje dhe manipulime. Prandaj sot sulmojnë në panik, sepse e dinë se fundi i tyre është afër! Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në Prishtinë

18 Nëntor, 2026

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.