Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Supremja thotë se gjatë 2024-ës kanë kryer 2187 lëndë, të pakryera mbesin 391

TV NewsBy TV News24 Janar, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë se ka përmbyllë me një “varg suksesesh” vitin 2024. Ajo tha se këtu përfshihen publikime udhëzuesish, përmbledhjesh të vendimeve gjyqësore e organizim konferencash ndërkombëtare.

“Njëkohësisht është shënuar shkallë e lartë efikasiteti në zgjidhjen e çështjeve duke rezultuar me 92.43 për qind, (përqindje kjo e kalkuluar duke llogaritur numrin e lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura, gjatë vitit). Në total, gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë derisa të pakryera rezultojnë vetëm 391 lëndë, ku përfshihen numër i madh i lëndëve të pranuara në fund të vitit – në një numër prej 649 sosh. Gjatë tërë vitit janë pranuar 2.366 lëndë të reja, derisa gjithsej në punë kanë qenë 2.578 lëndë”, tha sot Supremja në një komunikatë për media.

Viti 2024 shënon lansimin e Udhëzuesit të Gjykatës Supreme për matjen e dënimit, pas përfundimit të procesit të revidimit të tij dhe publikimin e dy përmbledhjeve; Përmbledhjen nga praktika e Gjykatës Supreme në çështje civile dhe penale, dhe Përmbledhjen me vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 me një ceremoni solemne është shënuar gjashtëdhjetë-vjetori i themelimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, si ngjarje e cila i ka paraprirë Konferencës së 14-të të Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u organizua nga Gjykata Supreme e Kosovës me mbështetjen e Këshillit Gjyqësor dhe USAID e INL.

Gjykata Supreme tha se viti 2024 përfshin edhe një varg aktivitetesh tjera me rëndësi, mes tyre konferenca punëtori, vizita jashtë vendit, vizita të delegacioneve të ndryshme në Gjykatë Supreme, përfshirë vizita të studentëve, nxënësve etj..

Viti 2024 shënon plotësimin e organogramit të Gjykatës Supreme me 19 pozita të parapara për gjyqtarë.

“Ndërkohë, kur bëhet fjalë për transparencën e Gjykatës Supreme gjatë vitit 2024, vlen të theksohet se gjatë vitit janë trajtuar 154 kërkesa për qasje në informacion dhe në dokumente publike, vetëm 7 prej tyre janë refuzuar, konform dispozitave të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Janë publikuar 4.478 aktgjykime dhe aktvendime, prej tyre 1.686 vendime të Gjykatës Supreme dhe 2.792 vendime të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ndërsa bazuar në Ligjin nr. 06/L – 057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, janë pranuar gjashtëmbëdhjetë (16) ankesa të palëve, për 14 prej tyre është vendosur brenda afateve ligjore, derisa dy (2) prej tyre janë në punë. Vendimet disiplinore janë të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës Supreme”.

Gjatë vitit 2024 janë mbajtur dy Seanca të Përgjithshme, me pjesëmarrje të të gjithë gjyqtarëve, përfshirë ata nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës.

Supremja tha se të dhënat statistikore dhe të gjitha aktivitetet gjatë vitit 2024, janë përmbledhur në Raportin Vjetor të punës së Gjykatës Supreme, i cili është miratuar në Seancën e Përgjithshme të Gjykatës Supreme, të mbajtur me 9 janar 2025, si dhe në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të mbajtur me datë 23 janar, pas raportimit të kryetarit të gjykatës, Fejzullah Rexhepi.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

Lajmet e fundit

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.