Katër nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës kanë pësuar lëndime nga një sulm i qenit. Incidenti ka ndodhur të mërkurën në orët e mëngjesit.
Sipas njoftimit të policisë, një nxënëse ka pësuar lëndime më serioze në kokë, ndërsa tre nxënës të tjerë janë lënduar gjithashtu.
“Janë sulmuar 4 nxënës të kësaj shkolle, në fshatin Shirokë të Suharekës të sulmuar kanë qenë edhe polic. Është njoftuar edhe prokurori i shtetit, inspektorati policor. D.m.th. janë sulmuar edhe policë por që fal profesionalizmit kanë arritur që të neutralizojnë atë. Ky nuk është një qen endacak por me pronar, ku është identifikuar edhe pronari i tij”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Pas ngjarjes, nxënësit janë dërguar menjëherë për mjekim në spital, ndërsa Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet ligjore.

