Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

17 Nëntor, 2026

BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

17 Nëntor, 2026

Besim Hoda hap parti të re, zbulohet emri, do të quhet “Lëvizja NJË”

17 Nëntor, 2026

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: BDI e vetmuar e në prag të shkatërrimit, shqiptarët e dënuan me votë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Janar, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koalicioni VLEN tha se, jemi në kohën e zhveshjes dhe demaskimit të plotë të BDI-së, që siç thotë, në prag të shkatërrimit mbeti e vetmuar.

VLEN tha se, BDI është dënuar nga vota e shqiptarëve dhe në zgjedhjet lokale, ky dënim do të jetë edhe më i ashpër dhe shtoi se, qytetarët tani po frymojnë lirshëm.

“Partia non grata BDI, mbeti e vetmuar, e në prag të shkatërrimit. Meqë kjo parti njihet si dora e djathtë e kazinove e kumarit, shpenzuan gjithë xhokerët që kishin në dispozicion. Parimet lanë anash, interesin e qytetarëve në sirtarë, e gjendjen e shqiptarëve nuk e kishin fare në agjendë, bënë koalicion me gjitha partitë politike vetëm që ta ruajnë pushtetin.
Por, sot jemi në kohën e zhveshjes dhe demaskimit të plotë të kësaj partie të përgjysmuar e të shkatërruar. BDI si dera e vetme në të cilën trokiste shqiptari hallexhi u shndërrua në derë të ferrit, në derë që nuk hapej. Ose kur hapej dera e BDI-së mbyllej një derë e një shqiptari e hapej një derë burgu. Pra, në vend të zgjidhjes kjo parti non grata gjatë funksionimit të saj ka burgosur e keqtrajtuar shumë shqiptarë. Po e nisim nga aty ku nisi ndryshimi, shqiptarët janë të parët që e kuptuan dyfytyrësinë e hipokrizinë e kësaj partie. Prandaj, në zgjedhjet e fundit ia dhanë përgjigjen e merituar. Qytetari shqiptarë e dënoi me votë këtë parti të dëmshme për vendin. E ky dënim do të jetë edhe më i ashpër në zgjedhjet që vijnë pasi nuk ka më kërcënime e shantazhe. Vendi u çlirua, qytetarët po frymojnë lirshëm.

Nuk është kjo e tëra pasi, BDI, siç përmendëm më lartë si parti pa parime dhe pa moral politik, kishte provuar koalicionin edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në. Por, partitë maqedonase nuk kishin nevojë për partnerë koalicioni që i shërbenin Nikolla Gruevskit e Sasho Mijallkovit, prandaj sot asnjëra e as tjera parti as që duan të dëgjojnë për shërbëtorët e tezakëve Gruevski – Mijallkov.

Për të vazhduar tutje, pasi populli shqiptar e dënoi me votë, partitë maqedonase me bojkot të plotë dhe me arsye të qarta, edhe faktori ndërkombëtarë ia dha goditjen e fundit, me çka kjo parti është “knockdown” apo e shtrirë për tokë, duke nxjerrë shqelmat e fundit. BDI-ja apo Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve sot është shndërruar në sinonim të krimit dhe korrupsionit, është partia më e pa dëshiruar në të gjithë vendin. Tani, ata mund t’i fajësojnë qytetarët, edhe partitë maqedonase, që besa edhe faktorin ndërkombëtarë. Por, janë faktet konkrete që dëshmojnë të vërtetën reale.

Nuk mundesh të luash me fatin e qytetarëve e të qëndrosh faqebardhë, sikurse kanë nxirë jetë të shumta të qytetarëve, dalëngadalë faqezinjtë po largohen e zhduken nga skena politike. Koalicioni më i madh shqiptarë VLEN, është dera ku mund të trokasin qytetarët. VLEN opsioni më i mirë dhe i vetëm i politikbërjes në kampin politik shqiptarë”, thotë VLEN.(INA)

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

Besim Hoda hap parti të re, zbulohet emri, do të quhet “Lëvizja NJË”

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

Lajmet e fundit

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

17 Nëntor, 2026

BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

17 Nëntor, 2026

Besim Hoda hap parti të re, zbulohet emri, do të quhet “Lëvizja NJË”

17 Nëntor, 2026

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.