Sali Bajri, i njohur në Serbi edhe me mbiemrin Bajreviç, është bërë pjesë e një rrëfimi emocional që po qarkullon në rrjet për shqiptarët e Pazarit të Ri (Novi Pazar) dhe zonave përreth.
Sipas rrëfimit të publikuar, ai ka folur hapur për lidhjen e tij me Shqipërinë dhe prejardhjen shqiptare, pavarësisht se ka jetuar në një zonë ku identitetet kombëtare dhe historike kanë qenë prej kohësh temë debatesh.
“Mos na harroni, se të djegun jena na për Shqipni”, citohet të ketë thënë Bajri gjatë një prej takimeve në shtëpinë e tij në Pazar të Ri.
Historia e tij është rikthyer në vëmendje bashkë me pretendimet se të rinj nga Pazari i Ri, Sjenica, Tutini dhe Peshteri po interesohen gjithnjë e më shumë për historinë dhe rrënjët e familjeve të tyre.
Rrëfimi i Sali Bajrit po shpërndahet si një histori e ruajtjes së identitetit dhe kujtesës familjare, edhe pas shumë brezash dhe përtej kufijve.

