Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro

28 Shtator, 2026

Taravari ia kthen Mickoskit: Mos paralajmëro për “shkëndija” në Ballkan, nëse i krijon brenda vendit

28 Shtator, 2026

Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar

28 Shtator, 2026

Afrim Gashi me Adnan Azizin dhe disa deputet tjerë për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

28 Shtator, 2026

Nga Vaksinca drejt ëndrrës së madhe: Rina Demiri po shkëlqen me KFF Bashkimi!

28 Shtator, 2026

VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

28 Shtator, 2026

Ulje e mirë e çmimit të dizelit në Maqedoni

28 Shtator, 2026

Historia prekëse e Sali Bajrit në zemër të Serbisë (Novi Pazar) që s’e mohon kurrë gjakun shqiptar

28 Shtator, 2026

Karburanti i shtrenjtë në Greqi, shoferët kalojnë kufirin për të mbushur rezervuarët

28 Shtator, 2026

BDI: Borxhi i komunës së Tetovës është 31 milionë euro

28 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 28 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dëbimi i mbi 862 mijë shqiptarëve, nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve

TV NewsBy TV News28 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës janar–qershor 1999 kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.

Prokuroria pretendon se ata kanë qenë në dijeni për veprimet e forcave nën komandën ose kontrollin e tyre, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren.

Në aktakuzë përmenden shkatërrimi dhe djegia e shtëpive, dëmtimi i infrastrukturës civile, përndjekja dhe ndalimi arbitrar i personave mbi baza etnike, si dhe sulmet ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me shqiptarë.

Sipas Prokurorisë, këto veprime kanë rezultuar me organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë, të cilët u dëbuan nga Kosova drejt kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e atëhershme.

Aktakuza i referohet shifrës prej 862 mijë e 979 civilësh shqiptarë të dëbuar gjatë kësaj periudhe.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, për t’i ndaluar autorët apo për t’i raportuar ato te autoritetet përkatëse.

Procesi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, ndërsa përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga gjykata pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procedurave gjyqësore.

Lexuar: 136

Lajme te ngjashme

Historia prekëse e Sali Bajrit në zemër të Serbisë (Novi Pazar) që s’e mohon kurrë gjakun shqiptar

Tetë vajza shqiptare nga e njëjta klasë diplomuan në Zvicër, me krenari bëjnë shqiponjën

Dy nëna, dy qytete, një zë për çlirimtarët e UÇK-se dhe një amanet!

Vuçiqi ia dorëzoi Ana Brnabiqit detyrën e presidentit

“Në veri të Kosovës po dalin në dritë dëshmi për krime monstruoze. Një meritë duhet t’ia njohim Albin Kurtit: nuk u tërhoq përballë presionit”

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Lajmet e fundit

Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro

28 Shtator, 2026

Taravari ia kthen Mickoskit: Mos paralajmëro për “shkëndija” në Ballkan, nëse i krijon brenda vendit

28 Shtator, 2026

Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar

28 Shtator, 2026

Afrim Gashi me Adnan Azizin dhe disa deputet tjerë për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

28 Shtator, 2026

Nga Vaksinca drejt ëndrrës së madhe: Rina Demiri po shkëlqen me KFF Bashkimi!

28 Shtator, 2026

VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

28 Shtator, 2026

Ulje e mirë e çmimit të dizelit në Maqedoni

28 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.