Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50

22 Shtator, 2026

VLEN: A po e bën Ahmeti Grubin kurban? Po punon që ai të dënohet!

22 Shtator, 2026

Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia në pikën kufitare në Gjueshevë

22 Shtator, 2026

“Kujdes nga maskat”, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e ndërhyrjes së BIA-s në protesta

22 Shtator, 2026

Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

22 Shtator, 2026

Lirohet nga paraburgimi në Beograd, Osman Selmani

22 Shtator, 2026

Hapat e radhës për Hagën, Kusari-Lila: Duhet angazhim i plotë mes Qeverisë, Kuvendit dhe opozitës

22 Shtator, 2026

Mickoski në samitin “Concordia” në Nju Jork: Maqedonia mbetet në rrugën evropiane, mbrojmë identitetin dhe interesat shtetërore

22 Shtator, 2026

“Pa helmetë dhe pa patentë: Mbi 10 mijë shkelje, policia sekuestroi 423 mjete”

22 Shtator, 2026

Dokumentet në telefon: Në tetor vjen revolucioni digjital në Maqedoni

22 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 22 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lirohet nga paraburgimi në Beograd, Osman Selmani

TV NewsBy TV News22 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Osman Selmani, i arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti, është liruar nga paraburgimi në Beograd. Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur vajza e tij, Florie Selmani, përmes një postimi në Facebook.

“Me shumë gëzim dhe falënderim ndaj Zotit, ju njoftojmë se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd”, ka shkruar ajo.

Selmani ka bërë të ditur se familja është takuar me të në pikën kufitare në Merdare.

“Sapo u takuam me babanë tonë në pikën kufitare në Merdare. Pas kaq shumë ditësh ankthi, malli dhe pritjeje, ky është një nga momentet më të lumtura për familjen tonë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur familjen gjatë kësaj periudhe.

Osman Selmani ishte arrestuar më 1 korrik nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas ishte dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Autoritetet serbe e kishin arrestuar nën pretendimet për “krime lufte”, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi i kishte caktuar 30 ditë paraburgim.

Familjarët e tij i kishin hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të rreme. Djali i tij, Arben Selmani, kishte deklaruar për RTK-në se babai i tij nuk kishte qenë ushtar i UÇK-së dhe nuk kishte pasur lidhje me vrasjen për të cilën akuzohej.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte dënuar arrestimin, duke kundërshtuar lidhjen e rastit me UÇK-në pa bazë faktike apo ligjore.

Lexuar: 41

Lajme te ngjashme

“Kujdes nga maskat”, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e ndërhyrjes së BIA-s në protesta

Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

Abdixhiku për identifikimin e tre shqiptarëve të zhdukur në luftë: Kujtesa dhe drejtësia janë borxh ndaj tyre

Aksident i rëndë, humbën jetën dy vajza të reja nga Sarajeva

Kryeziu: Pas sqarimeve me Gani Gecin, e pimë një kafe në Prishtinë

Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe një pjesë tjetër të videos

Lajmet e fundit

Vjeshta mbërrin sonte në orën 02:05, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50

22 Shtator, 2026

VLEN: A po e bën Ahmeti Grubin kurban? Po punon që ai të dënohet!

22 Shtator, 2026

Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia në pikën kufitare në Gjueshevë

22 Shtator, 2026

“Kujdes nga maskat”, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e ndërhyrjes së BIA-s në protesta

22 Shtator, 2026

Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

22 Shtator, 2026

Lirohet nga paraburgimi në Beograd, Osman Selmani

22 Shtator, 2026

Hapat e radhës për Hagën, Kusari-Lila: Duhet angazhim i plotë mes Qeverisë, Kuvendit dhe opozitës

22 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.