Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

​BE thirrje Kosovës e Shqipërisë për përmbajtje: Specialja jep drejtësi të paanshme

19 Shtator, 2026

SHBA shqyrton tërheqjen e deri 40 mijë trupave nga Evropa

19 Shtator, 2026

Sonte takimi Ahmeti – Taravari, çka u bisedua?

18 Shtator, 2026

Haraçina po ndryshon pamje: Parku i ri po merr formë – lodra për fëmijë dhe pajisje fitnesi për qytetarët!

18 Shtator, 2026

Politikania zvicerane nga Gjeneva: Kosovarët kishin të drejtë të mbroheshin

18 Shtator, 2026

Izet Mexhiti udhëton për Amerikë

18 Shtator, 2026

Daut Beqiri: Zyra e Qendrës për Punë Sociale rikthehet në Komunën e Haraçinës – shërbimet më afër qytetarëve!

18 Shtator, 2026

Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

18 Shtator, 2026

Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë

18 Shtator, 2026

Treni kalon në Llopat të Kumanovës, trau (rampa) i ngritur!

18 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 19 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

​BE thirrje Kosovës e Shqipërisë për përmbajtje: Specialja jep drejtësi të paanshme

TV NewsBy TV News19 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu i qeverisë kosovare e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama si ‘marre’.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura.

‘Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje’, tha Wigand, raporton KosovaPress.

Po ashtu, ai u shpreh se mbetet thelbësore të promovohet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet si dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët.

Reagime pas verdiktit dënues në Hagë, a do të nisë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale?

Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, iu referua fjalëve të Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhen të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë ato aktgjykime.

‘Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian’, tha ai.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale ka marrë vendim të shkallës së parë që Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi të dënohen me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

© SYRI.net

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Politikania zvicerane nga Gjeneva: Kosovarët kishin të drejtë të mbroheshin

Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë

Bombastike/ Kyuchyuk: Marrëdhëniet me Maqedoninë po përkeqësohen, duam fqinj që ndajnë vlerat tona

Juristi amerikan: Gjykata Speciale u krijua për qëllime politike, duhet të shpërbëhet

Spitalet gjermane përgatiten për luftë, rikthehen bunkerët e Luftës së Ftohtë

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestën në Prishtinë: Shmangni sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth

Lajmet e fundit

​BE thirrje Kosovës e Shqipërisë për përmbajtje: Specialja jep drejtësi të paanshme

19 Shtator, 2026

SHBA shqyrton tërheqjen e deri 40 mijë trupave nga Evropa

19 Shtator, 2026

Sonte takimi Ahmeti – Taravari, çka u bisedua?

18 Shtator, 2026

Haraçina po ndryshon pamje: Parku i ri po merr formë – lodra për fëmijë dhe pajisje fitnesi për qytetarët!

18 Shtator, 2026

Politikania zvicerane nga Gjeneva: Kosovarët kishin të drejtë të mbroheshin

18 Shtator, 2026

Izet Mexhiti udhëton për Amerikë

18 Shtator, 2026

Daut Beqiri: Zyra e Qendrës për Punë Sociale rikthehet në Komunën e Haraçinës – shërbimet më afër qytetarëve!

18 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.