Edi Rama ka shkarkuar Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Mësohet se Ervin Demo është emëruar nga kryeministri si ministër i Brendshëm.
Gjithashtu mësohet se nuk do të ketë ministri për pushtetin vendor pasi raportohet se do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme.
Ish-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari nga ana tjetër do të bashkohet me ekipin e kryeministrit Edi Rama në Kryeministri.
Largimi i Lamallarit vjen pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, post në të cilin u emërua Klodiana Spahiu.
Sakaq, vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe pamjet e rotacionit në kabinetin e tij.

