Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

6 Shtator, 2026

“Unë isha aty!” – Komandant Hoxha shpërthen për luftën e 2001-shit: “Krismat e para nisën në Tanushë!”

6 Shtator, 2026

Edhe 9 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së

6 Shtator, 2026

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

6 Shtator, 2026

Zv.kryeministri i parë Bekim Sali nga Zvicra: Mërgata nuk është vetëm remitancë, por dije, përvojë dhe potencial

6 Shtator, 2026

“Intervenimi i hershëm – pse është i rëndësishëm dhe çfarë duhet të dinë prindërit?”

6 Shtator, 2026

Mexhiti: Çairi hap rrugën për binjakëzim me qytezën arbëreshe në Itali

6 Shtator, 2026

Po flasim gjithnjë e më pak!

6 Shtator, 2026

Harta e Sarajevës së luftës 1992-95), që u rrethua nga të gjitha anët për 1.425 ditë (rreth 4 vjet)

6 Shtator, 2026

Protesta e VIP-ave shqiptarë për lirimin e Joz Markut

6 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 6 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Po flasim gjithnjë e më pak!

TV NewsBy TV News6 Shtator, 2026 Shëndetësi Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një analizë e të dhënave nga mbi 2 mijë persona tregon se njerëzit shqiptojnë çdo vit qindra fjalë më pak se më parë

Njerëzit po flasin gjithnjë e më pak. Ky është përfundimi i një studimi të ri të psikologëve, i cili tregon se numri i fjalëve që shqiptojmë çdo ditë ka rënë ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Studimi analizoi regjistrime audio të më shumë se 2 mijë personave, të moshës nga 10 deri në 94 vjeç, të mbledhura në periudhën 2005-2019. Sipas rezultateve, një person përdor mesatarisht 12 mijë e 700 fjalë në ditë, rreth 20 për qind më pak krahasuar me studimet e mëparshme, kur mesatarja ishte rreth 16 mijë fjalë. Studiuesit llogaritën se numri i fjalëve të folura bie mesatarisht me 338 fjalë në vit, ndërsa te personat nën moshën 25 vjeç rënia është edhe më e madhe, duke arritur në 451 fjalë në vit.

“Menduam se kishim bërë një gabim”, tha Matthias Mehl, psikolog social në Universitetin e Arizonës dhe një nga autorët e studimit, pasi rezultatet treguan një rënie të vazhdueshme të komunikimit verbal.

Shkencëtarët besojnë se një nga arsyet kryesore është zëvendësimi i bisedave ballë për ballë me komunikimin digjital. Mesazhet, rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit kanë reduktuar shumë nga ndërveprimet e përditshme që dikur ishin të zakonshme. Sipas autorëve, njerëzit nuk kërkojnë më udhëzime nga kalimtarët, përdorin kasa automatike në dyqane dhe flasin më pak me fqinjët apo të panjohurit. Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje mund të ketë pasoja edhe për mirëqenien psikologjike. Studime të tjera kanë treguar se bisedat spontane me njerëz që nuk i njohim mund të përmirësojnë humorin, të rrisin ndjenjën e kënaqësisë me jetën dhe të krijojnë më shumë besim te të tjerët.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit përdorën një aplikacion që regjistronte automatikisht 30 sekonda audio disa herë në orë, duke krijuar një panoramë të natyrshme të mënyrës se si njerëzit komunikojnë gjatë ditës.

Sipas studiuesve, kjo metodë ofron një pasqyrë më reale të jetës së përditshme sesa pyetësorët, pasi njerëzit shpesh nuk e kujtojnë me saktësi sa dhe me kë kanë folur. Autorët theksojnë se studimi nuk provon drejtpërdrejt pse njerëzit po flasin më pak, por ai evidenton një prirje të qartë që meriton vëmendje, veçanërisht në një kohë kur komunikimi digjital po zë gjithnjë e më shumë vend në jetën e përditshme.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Mund të duken ushqime të shëndetshme, por nuk janë!

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

Stresi dhe dhuna në fëmijëri lidhen me rrezik më të lartë për endometriozë

Mënyra si vizatoni mund të zbulojë shenjat e Parkinsonit me deri në 99% saktësi

Stalla e lopëve dhe efekti ndaj alergjive tek fëmijët

Manikyri me xhel, ekspertët zbulojnë rreziqet e fshehura

Lajmet e fundit

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

6 Shtator, 2026

“Unë isha aty!” – Komandant Hoxha shpërthen për luftën e 2001-shit: “Krismat e para nisën në Tanushë!”

6 Shtator, 2026

Edhe 9 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së

6 Shtator, 2026

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

6 Shtator, 2026

Zv.kryeministri i parë Bekim Sali nga Zvicra: Mërgata nuk është vetëm remitancë, por dije, përvojë dhe potencial

6 Shtator, 2026

“Intervenimi i hershëm – pse është i rëndësishëm dhe çfarë duhet të dinë prindërit?”

6 Shtator, 2026

Mexhiti: Çairi hap rrugën për binjakëzim me qytezën arbëreshe në Itali

6 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.