Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Veturat regjistrohen me kushte të reja. Ja cilat!

2 Maj, 2026

E ndalojnë me dhunë veturën, e rrahin keq shoferin kumanovar

2 Maj, 2026

Kumanova larg standardeve për parkingje, qyteti në kaos të përditshëm

2 Maj, 2026

NJË JAVË NGA BASHKIMI I MADH, VLEN NJË

2 Maj, 2026

Cilat kompani fituan më shumë miliona euro në Maqedoni për vitin 2025?!

2 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

2 Maj, 2026

Mickoski: Numri i personave të papunë brenda vitit është ulur për mbi 10 mijë

2 Maj, 2026

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

1 Maj, 2026

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

1 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

1 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 2 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“S’jam për porno në mes të ditës!”- Alketa Vejsiu kritikon ashpër Big Brother VIP Kosova

TV NewsBy TV News29 Nëntor, 2025 Showbiz Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka komentuar në rrjetet sociale realizimin e “Big Brother VIP Kosova” dhe konkurrentët atje, duke mos kursyer aspak kritikat.

Përmes një InstaStory, Alketa Vejsiu ka deklaruar se vetë ajo në rolin e moderatores do ta prezantonte ndryshe dhe do të ngrinte nivelin e formatit, ndërsa shton se programi ka tejkaluar “çdo limit etik”.

Ajo thekson se nuk është aspak dakord me përmbajtje me natyrë erotike që transmetohet gjatë ditës.

“Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort,” shkruan moderatorja.

Ajo ka komentuar edhe për zgjedhjen e personazheve brenda shtëpisë, duke u shprehur se disa prej tyre nuk përfaqësojnë asgjë përveçse “tundin të pasmet dhe japin leksione erotizmi”.

“Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Alketa Vejsiu shprehet se suksesi mund të vijë edhe duke rritur nivelin e personazheve.

“Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin”, deklaron moderatorja.

Reagimi i plotë

Hah, duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një reality show nuk më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar.

Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort. “The drive” është “Sex sells”. S’do të shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar.

Lëre pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi.

Formati, ama, është një eksperiment social televiziv i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin.

Ka personazhe interesantë që më kanë pëlqyer, ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim.

Lexuar: 353

Lajme te ngjashme

“Jam beqar” – Klodi i BBVK konfirmon ndarjen

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Vdes në moshën 86-vjeçare aktori i njohur, Chuck Norris

Big Mamës i vdes nëna

Londrimi fiton edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova 4, pesëshja finaliste mbulohet me surpriza

Lajmet e fundit

Veturat regjistrohen me kushte të reja. Ja cilat!

2 Maj, 2026

E ndalojnë me dhunë veturën, e rrahin keq shoferin kumanovar

2 Maj, 2026

Kumanova larg standardeve për parkingje, qyteti në kaos të përditshëm

2 Maj, 2026

NJË JAVË NGA BASHKIMI I MADH, VLEN NJË

2 Maj, 2026

Cilat kompani fituan më shumë miliona euro në Maqedoni për vitin 2025?!

2 Maj, 2026

Gruaja e rrahu një burrë në Shkup dhe ia mori çantën me para

2 Maj, 2026

Mickoski: Numri i personave të papunë brenda vitit është ulur për mbi 10 mijë

2 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.