Manchester United është tërhequr nga bisedimet sekrete për një seri dokumentarësh të Amazon Prime që do të ndjekë gjithçka interesante rreth ekipit të parë.
Klubi ka arritur në përfundimin se kjo mund të shpërqendrojë vëmendjen nga progresi i ekipit, i cili përfundoi i 15-ti në Premier League sezonin e kaluar.
Sipas The Athletic, United kaloi disa muaj në bisedime me Amazon drejt fundit të sezonit të kaluar.
Oferta e Amazon ishte dukshëm më shumë se 10 milionë paund dhe do të ishte bërë pagesa më e madhe nga një klub për një seri “All or Nothing”.
Më parë, Arsenali, Manchester City dhe Tottenham Hotspur ishin në qendër të vëmendjes së serialit, i cili ofron pamje ekskluzive nga zhveshtorja.
Trajneri kryesor Ruben Amorim ishte kundër dhënies së aksesit në ekipin e parë.
/GazetaBlic Sport/

