Sipas “Il Corriere dello Sport”, Jadon Sancho i ka kërkuar Juventusit një pagë prej 8 milionë eurosh në vit, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm t’i paguajnë më shumë se 6 milionë euro plus bonuse.
25-vjeçari aktualisht fiton 10 milionë euro në sezon në Old Trafford dhe është gati të pranojë një ofertë kontrate prej 8 milionë eurosh në vit, transmeton GazetaBlic Sport.
Juventusi ka ofruar tashmë 5 milionë euro dhe është gati ta rrisë ofertën e tyre në 6 milionë euro plus bonuse, të ngjashme me atë që po merr nënshkrimi i ri Jonathan David.
Gjigantët e Torinos janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për të nënshkruar me Sanchon nga Manchester United. Anësori anglez u rikthye në Old Trafford pas një huazimi njëvjeçar te Chelsea, por nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim.
/GazetaBlic Sport/

