Skuadra e Feronikelit ’74 ka njoftuar për fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri.
Seanca e parë stërvitore e ekipit senior në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri garues do të zhvillohet më datë 03 korrik 2025 nga ora 17:30 në stadiumin kryesor te qytetit “Rexhep Rexhepi”.
Klubi ka njoftuar se kryetrajneri Granit Dervisholli bashkë me stafin e tij teknik kane bërë të gjitha përgatitjet e duhura që stërvitjet të fillojnë.
Gjatë kohës së përgatitjeve, ekipi do ta ketë mundësinë e zhvillimit të një ndeshje miqësore në Kosovë dhe pastaj nga data 15 korrik deri 25 korrik faza e dytë do te zhvillohet në Bansko të Bullgarisë.
/GazetaBlic Sport/

