Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut tejkalon mesataren e BE-së: Pothuajse çdo i dhjeti student është i huaj!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

18 Nëntor, 2026

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

18 Nëntor, 2026

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

18 Nëntor, 2026

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

18 Nëntor, 2026

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

18 Nëntor, 2026

Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Sulejmani: Disa studentë që paralajmrojnë protesta janë të ndikuar politikisht, ka edhe prej tyre që e pëkrahin zgjidhjen e Qeverisë

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zbuloni mënyrat e thjeshta për të balancuar sheqerin në gjak

TV NewsBy TV News29 Prill, 2025 Lifestyle Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Po bën ushtrime, po fle mirë, kujdesesh për atë që ha dhe megjithatë, ndihesh ende e lodhur. Si të ishte dikush që të rrëmben energjinë, por nuk mund ta gjesh arsyen. Ndoshta nuk është stresi apo shqetësimi që po të mundon, por niveli i sheqerit në gjak.

Glukoza, pra sheqeri, është si karburanti i trupit. Kur ai ngrihet dhe bie papritur, ndihesh e uritur, e irrituar, e lodhur dhe ke dëshirë për diçka të ëmbël.

Nuk është çështje force apo disipline, është thjesht çështje balancimi. Dhe e bukura është se mund ta rikthesh këtë balancë lehtësisht, mjafton të bësh disa ndryshime të vogla.

Ja pesë mënyra të thjeshta për të mbajtur glukozën të qëndrueshme dhe energjinë të lartë:

Kombino karbohidratet me proteina

Një pjatë e mbushur me makarona ose patate (po, janë shumë joshëse) rrit menjëherë sheqerin në gjak dhe pastaj e lë atë të bjerë shpejt. Rezultati? Uria, nervozizmi, lodhja.

Por, nëse shton pak proteina, si p.sh. pulë, vezë, djathë feta ose bishtaja,  ndihmon trupin të “shpërbëjë” karbohidratet më ngadalë, pa ngjitje dhe rënie të papritura. Dhe ti do të ndihesh më e qëndrueshme dhe plot energji.

Shmang karbohidratet e lëngshme

Lëngjet, pijet gazuese, madje edhe ato smoothies që reklamohen si “të shëndetshme” – të gjitha përmbajnë sheqer në formë lëngu, i cili kalon menjëherë në gjak. Kjo rrit shpejt sheqerin në gjak dhe pak më vonë të lë me më shumë uri.

Më mirë të hash një frut të plotë ose të pish ujë me pak fetë limoni, kastravec ose mentë.

Ky është një mënyrë e shkëlqyer për të të freskuar, hidratuar dhe për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel të qetë.

Mos qëndro pa ngrënë për shumë orë

Nëse e lë stomakun të zbrazët për orë të tëra, trupi yt do të stresohet. Dhe atëherë mund të fillojë të “digjej” muskuj në vend të yndyrës, diçka që nuk e do.

Për këtë arsye, mundoju të hash diçka të vogël çdo 3-4 orë – një frut me disa arra të thata ose pak kos. Kështu do të arrish tek vaktin tjetër më të qetë, pa pasur dëshirë të hash gjithçka që është në tryezë.

Ha diçka brenda orës së parë pasi të zgjohesh

Pasi të kesh fjetur për orë të tëra, trupi yt ka nevojë për energji. Nëse nuk i jep asgjë për të “punuar”, do të fillojë të përdorë masën muskulore si karburant – një gjë që nuk të pëlqen.

Nuk është e nevojshme të hash një mëngjes të rëndë – thjesht ha diçka të vogël: pak kos, një copë djathë ose madje një kafe me qumësht. Mëngjesi i plotë mund të vijë pak më vonë. E rëndësishme është që trupi yt të nisë mirë.

Mos bëj ushtrime me stomakun e zbrazët

Po, ndoshta ke dëgjuar se është “mirë” të ushtrohesh pa ngrënë, por kjo nuk është ideale. Trupi yt nuk ka rezerva energjie në mëngjes dhe mund të përfundojë duke djegur muskuj në vend të yndyrës.

Ha diçka të vogël – p.sh. një fetë bukë me pak gjalpë arrash ose një kos të vogël. Kështu do të kesh energji, do të mbrosh masën muskulore dhe do të bësh një stërvitje më të mirë.

Nuk është e nevojshme të bësh ndryshime të mëdha. Disa rregullime të vogla janë të mjaftueshme për të ndjerë më të fortë, më të ngopur dhe më pak… të çmendur për çokollata gjatë ditës.

Dëgjo trupin tënd, jepi atij atë që ka nevojë dhe ai do t’i kthehet me një mendje të qartë, energji të qëndrueshme dhe një humor të mirë. Dhe po – mund të hash edhe ndonjë ëmbëlsirë. Mjafton ta bësh me masë dhe me ndërgjegje.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Kosovë, për të vizituar bashkëshorten e sëmurë!

18 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut tejkalon mesataren e BE-së: Pothuajse çdo i dhjeti student është i huaj!

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

18 Nëntor, 2026

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

18 Nëntor, 2026

Kuvendi rikthen pyetjet e opozitës, Gashi: Pauzat nuk do të llogariten në dy orët e debatit

18 Nëntor, 2026

Skandal në MPB: 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor!

18 Nëntor, 2026

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.