Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

18 Maj, 2026

Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit

18 Maj, 2026

Këshilli për Organizimin e Kongresit të 9 të PDSH-së mbajti mbledhje

18 Maj, 2026

BDI mohon se ka gisht në organizimin e protestave! Ajdari: Ali Ahmeti e ka thënë nëse dalë në rrugë nuk kthehem më

18 Maj, 2026

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve

18 Maj, 2026

Do t’i bashkoheshin protestës në RMV, policia kufitare në Bllatë ndalon autobusin me studentë shqiptarë

18 Maj, 2026

Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

18 Maj, 2026

Zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip, Mickoski takim në Qeveri me Kasamin dhe Mexhitin

18 Maj, 2026

Sot protestë e re e studentëve në Shkup, për provim të jurisprudencës në shqip

18 Maj, 2026

Osmani: Derisa ata thonin ‘rrini rahat’, studentët morën situatën në dorë

18 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 19 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Adem Lushaj: Krimi i heshtur që kërkon drejtësi – Beleg, 29 & 30 mars 1999

TV NewsBy TV News29 Mars, 2025 Kulturë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email




Një natë e mbushur me tmerr. Krismat shkundën fshatin, ulërimat e grave mbushën ajrin dhe burrat u ndanë me forcë nga familjet e tyre. Ishte 29 dhe 30 marsi i vitit 1999, kur forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, zbarkuan në fshatrat Irzniq dhe Beleg, duke kryer krimet më çnjerëzore. Krimi nuk kishte kursyer as fëmijët, as të moshuarit, e as gjininë femërore. Nata e 29 dhe 30 marsit ishte natë e tmerrit për qytetarët që ishin në fshatin Beleg.

Në shenjë hakmarrjeje për humbjet që pësuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Pozhar, forcat serbe kryen një sulm brutal ndaj popullsisë shqiptare. Gratë dhe fëmijët u dëbuan me dhunë drejt Shqipërisë, ndërsa meshkujt mbi 17 vjeç u ndanë dhe u zhdukën pa asnjë gjurmë. Dëshmitë e mbledhura ndër vite tregojnë për tortura, dhunime dhe ekzekutime masive, por krimi mbetet ende pa drejtësi.

Dëshmitë e të mbijetuarve kanë dhënë informacione të qarta për disa nga autorët kryesorë të krimit. Në mesin e tyre, më të përmendurit janë: Vula Mirçiç, Zoran Gjurishiq

Profesor Mehmet Mazrekaj, një dëshmitar kyç i kësaj masakre, ka rrëfyer edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke ofruar prova të pakontestueshme mbi zhdukjet dhe ekzekutimet e civilëve shqiptarë. Megjithatë, edhe pas më shumë se dy dekadash, asnjë nga kriminelët nuk është ndjekur penalisht, as në Kosovë, as në Serbi dhe as nga drejtësia ndërkombëtare. “Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet serbe të kryera në Beleg.  Ishim tubuar në fshatin Beleg së bashku me bashkëqytetarët e fshatit Drenoc dhe fshatrave të tjera të Deçanit, Pejës dhe Gjakovës. Ndërkohë, forca të shumta ushtarake, paramilitare dhe policore serbo-sllave, të maskuar në forma të ndryshme, kanë ardhur në fshat. Tërë kohën na kanë maltertuar, plaçkitur e vrarë. Kjo dëshmohet me faktin se ende kemi dhjetëra qytetarë të zhdukur. Ata i ndanë meshkujt nga femrat. Femrat i ngujuan në stalla të lopëve. Po, po…dihen kryesit e veprës, ishin Zorani dhe Vula”,-ka thënë Mazrekaj në dëshminë e tij. Dëshmi të ngjashme kanë dhënë edhe tjerët që ishin viktimë apo dëshmitarë të krimit të paparë kundër njerëzimit.

As Tribunali i Hagës, as Gjykata Speciale për Kosovën, dhe as institucionet e Kosovës nuk kanë marrë masa për zbardhjen e kësaj masakre. Ku janë trupat e të zhdukurve? Kush do të mbajë përgjegjësi për dhunimet dhe ekzekutimet?

Familjet e viktimave jetojnë me dhimbjen e dyfishtë: humbjen e më të dashurve të tyre dhe indiferencën e institucioneve. Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe heshtja nuk mund të jetë përgjigja përballë kësaj tragjedie.

A do të ndëshkohen ndonjëherë përgjegjësit e masakrës së Belegut? Apo, ky do të mbetet një tjetër krim i fshehur në arkivat e harresës?

P.S

Në fshatin Irzniq më 29 mars 1999 janë ekzekutuar: Zeqë, Tahir, Himë, Hajdin e Shkurte Dervishaj, si dhe Tahir e Hajdar Dacaj. Ndërkaq, në Beleg më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, janë vrarë dhe zhdukur: Daut Aliçkaj, Naim Vishaj, Nezir Vishaj, Hysni Binakaj, Gëzim Vishaj, Qazim Hulaj, Ali Kadrijaj, Shaban Kadrijaj, Jetmir Mazrekaj, Shaqë Binakaj, Malë Vishaj, Mujë Vishaj, Zymer Binakaj, Fatmir Vishaj, Faton Vishaj, Zenel Vishaj, Hamit Zukaj, Rexhep Neziraj, Brahim Zukaj, Hazir Zukaj, Ramë Kilaj, Smajl Ukëhaxhaj, Hajdar Mazrekaj, Nekë Binakaj, Sahit Mazrekaj, Sundim Mazrekaj, Hasan Mazrekaj, Misin Tolaj, Xhevat Tolaj, Isa Tolaj, Shaban Nitaj, Mehmet Tolaj, Haxhi Kadriaj, Arif Mazrekaj, Afrim Haderxhonaj, Bashkim Haderxhonaj,   Muhamet Haderxhonaj, Xhevdet Haderxhonaj, Ali Mazreaj, Beqir Dervishaj, Tafë Dinaj dhe   Ragip Morina.

Lexuar: 283

Lajme te ngjashme

10 vite promovim të librit dhe dijes – Klubi i Librit “Naim Frashëri” mbyll aktivitetet me gjeneratën 2022-2026

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

Aktori Vedat Bajrami kryen Umren në muajin e Ramazanit

Adil Fetahu: PUSHTIMI I TIVARIT DHE ULQINIT, NGA MALI ZI

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha & Prof.dr. Tefik Basha: KOSOVA 1950–1969 NË DRITËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE

Lajmet e fundit

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

18 Maj, 2026

Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit

18 Maj, 2026

Këshilli për Organizimin e Kongresit të 9 të PDSH-së mbajti mbledhje

18 Maj, 2026

BDI mohon se ka gisht në organizimin e protestave! Ajdari: Ali Ahmeti e ka thënë nëse dalë në rrugë nuk kthehem më

18 Maj, 2026

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve

18 Maj, 2026

Do t’i bashkoheshin protestës në RMV, policia kufitare në Bllatë ndalon autobusin me studentë shqiptarë

18 Maj, 2026

Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

18 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.