Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

10 vite promovim të librit dhe dijes – Klubi i Librit “Naim Frashëri” mbyll aktivitetet me gjeneratën 2022-2026

TV NewsBy TV News15 Maj, 2026 Kulturë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në kuadër të 10-vjetorit të themelimit, Klubi i Librit “Naim Frashëri” pranë Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Studeniçan ka përmbyllur sot aktivitetet me gjeneratën 2022-2026, duke shënuar një dekadë të promovimit të kulturës së leximit, debatit letrar dhe edukimit të brezave të rinj.

Aktiviteti u zhvillua në formën e një ceremonie letrare, ku u moderua libri “Jeta e një maturanti” i autorit Xhemil Doda, moderuar nga nxënësja Merva Agushi. Në fund u bë edhe ndarja e certifikatave si dhe nga një libër dhuratë për të gjithë anëtarët e klubit. Librat ishin donacion nga Shtëpia Botuese “Shkupi”.

Prof. Mimoza Mustafai Jonuzi

Për një dekadë me radhë, profesoresha e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Mimoza Mustafai Jonuzi, ka mbajtur gjallë aktivitetet e këtij klubi, duke dhënë një kontribut të veçantë në nxitjen e leximit dhe zhvillimin kulturor të nxënësve.

Ajo theksoi se ideja për themelimin e klubit buron nga modeli amerikan i klubeve të leximit, frymëzim që e kishte marrë nga Klubi i Librit i grave pasionante pas leximit “Shkupi”, i themeluar nga profesoresha Aferdita Volina.

“Pas më shumë se 20 viteve punë në arsim, ndihem e përmbushur me këtë rrugëtim 10-vjeçar të Klubit të Librit, paralelisht me procesin e rregullt edukativo-arsimor. Klubi trajton vepra të autorëve të njohur shqiptar dhe botëror, të cilët kanë lënë gjurmë jo vetëm në letërsi, por edhe në psikologji, filozofi dhe histori. Gjatë vitit shkollor, çdo muaj përzgjedhim nga një vepër, të cilën e lexojnë anëtarët e klubit dhe më pas një nxënës e moderon librin, ndërsa së bashku analizojmë personazhet, mesazhet dhe dimensionet artistike të saj. Kjo ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e të menduarit kritik, komunikimit dhe vetëbesimit te nxënësit”, deklaroi profesoresha Jonuzi.

Ajo shtoi se viti i 11-të i klubit do të sjellë aktivitete edhe më intensive me gjeneratën e re, e cila do t’i bashkohet klubit nga fillimi i vitit të ri shkollor në shtator.

Nxënësit që kanë qenë pjesë e klubit për katër vite radhazi e përshkruajnë këtë përvojë si një nga periudhat më të rëndësishme të formimit të tyre personal dhe intelektual.

Merva Agushi

Anëtarja e klubit, Merva Agushi, tha se përmes leximit dhe diskutimeve kanë arritur të zhvillojnë aftësitë e komunikimit dhe të kuptimit të perspektivave të ndryshme.

“Gjatë kësaj periudhe katër vjeçare që kemi përjetuar në klubin e librit, të gjithë së bashku, por edhe personalisht, në krye me mësuesen Mimoza, lirisht mund të them që kemi poseduar aftësi për tu shprehur rrjedhshëm dhe qartë, për te kuptuar pikpamjet e të tjerëve si dhe për te eksploruar perspektiva te reja pas çdo libri që kemi lexuar”, u shpreh ajo.

Fazile Ali

Ndërsa Fazile Ali theksoi se Klubi i Librit ishte më shumë sesa një aktivitet shkollor.

“Ka vende që i lëmë pas, por jo edhe ndjesinë që na kanë dhuruar. Për katër vite, ky klub ishte më shumë se një aktivitet — ishte një hapësirë ku idetë morën zë, ku librat u kthyen në kujtime dhe ku koha kaloi mes njerëzve që e bënin çdo moment më të veçantë. Klubi i Librit nuk ishte thjesht një aktivitet shkollor, por një hapësirë ku fjala mori peshë, ku mendimet u liruan dhe ku librat u bënë urë mes nesh dhe botës. Mes faqeve të librave, diskutimeve, prezantimeve dhe çdo aktiviteti, u krijua një rrugëtim që la gjurmë te secili prej nesh, dhe sot edhe pse ky kapitull përmbyllet, gjurma e tij mbetet e pashlyer në kujtimet tona”, tha ajo.

Besa Ramadani

Edhe nxënësja Besa Ramadani e cilësoi klubin si një vend ku arriti të zhvillojë dashurinë për letërsinë dhe artin e leximit.

“Gjithmonë e kam ndjerë thellë në shpirtin tim që kam një dashuri ndaj librave dhe misterit të tyre. Të qenurit pjesë e këtij klubi më ndihmoi të zhvilloj, të kuptoj dhe dashuroj letërsinë e përsosur dhe artin e leximit. Jam falemderuese ndaj mësimdhënëses Mimoza e cila besoj në mua dhe ndahu kohë nga jeta e saj të na e shpjegoj botën e librave më gjërësisht.Faleminderit”, deklaroi Ramadani.

Kanita Iseni

Ndërkohë, Kanita Iseni tha se pjesëmarrja në klub gjatë katër viteve të fundit ka qenë një nga përvojat më të bukura të shkollimit të saj.

“Përfundimi i klasës së nëntë për mua është një kujtim shumë i veçantë, i mbushur me përvoja dhe momente të paharrueshme. Një nga përvojat më të bukura ishte pjesëmarrja ime në Klubin e Librit për katër vite me radhë, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Ky klub më ndihmoi të zhvilloj dashurinë për librin, leximin dhe dijen. Falënderoj me shumë respekt mësimdhënësen tonë të nderuar, Mimoza Mustafai Jonuzi, e cila me përkushtimin dhe motivimin e saj e bëri këtë rrugëtim edhe më të bukur dhe inspirues për ne”, tha Iseni.

Klubi i Librit “Naim Frashëri” tashmë konsiderohet një nga aktivitetet më të qëndrueshme kulturore dhe edukative në këtë shkollë, duke dëshmuar se leximi mbetet një nga urat më të forta të formimit intelektual dhe shpirtëror të të rinjve.(PressOnline.al)

Lexuar: 448

Lajme te ngjashme

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

Aktori Vedat Bajrami kryen Umren në muajin e Ramazanit

Adil Fetahu: PUSHTIMI I TIVARIT DHE ULQINIT, NGA MALI ZI

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha & Prof.dr. Tefik Basha: KOSOVA 1950–1969 NË DRITËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE

Rrahim Bektashi: Në 113 vjetorin e formimit të Ushtrisë Shqiptare

Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.