Ministria e Shëndetësisë po përgatit ligj të ri për barnat, i cili parasheh kontrolle më të rrepta për cilësinë, sigurinë dhe furnizimin me terapi.
Sipas ministrit Sasho Klekovski, prodhuesit dhe kompanitë që kanë autorizim për barnat do të detyrohen të njoftojnë paraprakisht për ndërprerjet e mundshme në prodhim ose furnizim, në mënyrë që të sigurohen alternativa për pacientët.
Ligji parasheh gjithashtu që falsifikimi i barnave të trajtohet si vepër penale, si dhe sanksione për kompanitë që nuk i përmbushin në kohë kontratat e furnizimit.
Një tjetër ndryshim është thjeshtimi i procedurave për regjistrimin e barnave. Klekovski paralajmëroi se gjatë vitit 2027 pritet të përfshihen barna të reja në listën pozitive.
Ligji i ri do të zëvendësojë atë të vitit 2007, i cili deri më tani është ndryshuar më shumë se 20 herë.

