Moti të mërkurën, më 4 nëntor, do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të pushojnë në fund të ditës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila në disa zona përgjatë Vardarit do të jetë më e fuqishme.
Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i vranët me reshje të dobëta deri mesatare shiu dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
Nga e enjtja moti do të stabilizohet dhe do të jetë kryesisht i thatë, me vranësira të ndryshueshme. Të enjten, të premten dhe të shtunën, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull.
Nga e premtja do të ketë më pak vranësira, ndërsa gjatë fundjavës priten mëngjese dukshëm më të ftohta, me temperatura minimale që në disa zona do të zbresin nën zero gradë Celsius.

