Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

29 Tetor, 2026

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

29 Tetor, 2026

VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake

29 Tetor, 2026

Vajzat shqiptare na e zbardhin faqen në botë – Ja kush është astronomja jonë që drejton teleskopët më të avancuar në NASA

29 Tetor, 2026

Dridhet toka në Ohër! Regjistrohet tërmet me magnitudë 2,2 ballë

29 Tetor, 2026

Suspendohen 11 zyrtarë policorë

29 Tetor, 2026

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, Publikohet deklarata me zë e Arlindës në polici

29 Tetor, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

29 Tetor, 2026

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

29 Tetor, 2026

“Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 29 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar të martën, më 27 tetor, masën e paraburgimit Jeton Sylajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, u paraqit para gjykatës pasi ndaj tij po zhvillohen procedura lidhur me këtë vepër penale, teksa ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, pak pasi kishte raportuar në Polici për dhunë në familje.

Sipas vendimit të gjykatës, Arlinda gjatë deklarimit në Polici kishte raportuar se ishte kërcënuar nga ish-bashkëshorti. Ajo, duke iu drejtuar policëve, kishte pyetur: “A duhet me më vra mua Jetoni që ju policia atëherë ta arrestoni shizofrenin?”

Prokurori i shtetit, Argzon Hasi, ka kërkuar caktimin e paraburgimit, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për këtë masë. Ai ka theksuar se ndaj Sylajt janë të hapura gjashtë raste penale, katër prej tyre të vitit 2026, dhe se ekziston rreziku që ai të arratiset nëse lihet në liri.

Ndërkaq, avokati mbrojtës, Gani Kelmendi, e ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë, duke pretenduar se klienti i tij nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj Arlindës. Ai ka kërkuar që gjykata të shqyrtojë mundësinë e caktimit të një mase alternative ndaj paraburgimit.

Gjatë seancës, Jeton Sylaj ka deklaruar se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se është përpjekur ta parandalojë rastin tragjik. Ai ka përmendur gjithashtu se ka një fëmijë 12-vjeçar që, sipas tij, ka nevojë për kujdesin e tij.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palëve, gjyqtarja e procedurës paraprake, Selvije Morina-Zejnaj, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesë brenda 48 orësh.

Lexuar: 159

Lajme te ngjashme

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

Suspendohen 11 zyrtarë policorë

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, Publikohet deklarata me zë e Arlindës në polici

Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

“Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

Lajmet e fundit

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

29 Tetor, 2026

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

29 Tetor, 2026

VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake

29 Tetor, 2026

Vajzat shqiptare na e zbardhin faqen në botë – Ja kush është astronomja jonë që drejton teleskopët më të avancuar në NASA

29 Tetor, 2026

Dridhet toka në Ohër! Regjistrohet tërmet me magnitudë 2,2 ballë

29 Tetor, 2026

Suspendohen 11 zyrtarë policorë

29 Tetor, 2026

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, Publikohet deklarata me zë e Arlindës në polici

29 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.