Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

27 Tetor, 2026

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

27 Tetor, 2026

Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës

27 Tetor, 2026

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

27 Tetor, 2026

Në Maqedoni për herë të parë bëhet transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport

27 Tetor, 2026

Viruset po mbushin klinikat, mjekët apelojnë të mos përdoren antibiotikët pa nevojë

27 Tetor, 2026

Kandidati për guvernator të New York-ut: Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet e tyre

27 Tetor, 2026

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

27 Tetor, 2026

Trump: Irani ka raketa që arrijnë deri në Evropë, mund të godisnin edhe Los Anxhelosin

27 Tetor, 2026

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Serbi, Visar Memeti: Këto janë prioritetet tona?

27 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Maqedoni për herë të parë bëhet transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Maqedoni, për herë të parë është kryer transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport, një sëmundje e rrallë gjenetike e trashëguar, e cila dëmton indin e veshkave dhe mund të çojë në pamjaftueshmëri renale.

Siç njoftojnë nga MSH, pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, është konstatuar përputhshmëria ndërmjet dhurueses dhe pranuesit të organit, ndërsa nëna është vlerësuar si dhuruese e gjallë e përshtatshme.

“Ky është një shembull i asaj që përfaqëson më të mirën në sistemin tonë shëndetësor – profesionalizmi, puna ekipore dhe humanizmi. Çdo transplantim i veshkës nënkupton një mundësi të re për jetë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Para disa ditësh, ministri Klekovski vizitoi pacientët të cilëve u ishte kryer transplantimi i veshkës në Klinikën Universitare të Urologjisë. Te dy pacientë ishte kryer transplantimi i veshkës nga dhurues të ndjerë, ndërsa te pacienti i tretë ishte kryer transplantimi nga një dhurues i gjallë.

Me këto tri transplantime, numri i përgjithshëm i transplantimeve të veshkave të kryera këtë vit në Klinikën Universitare të Urologjisë ka arritur në 15, krahasuar me 11 transplantime gjatë gjithë vitit 2025.

Sindroma Alport është një sëmundje e rrallë e trashëguar, e cila prek indin e veshkave dhe, në rastet më të rënda, mund të çojë në pamjaftueshmëri renale dhe nevojën për dializë. Ky rast dëshmon se, me diagnostikim të përshtatshëm, vlerësim të hollësishëm mjekësor dhe përgatitje të kujdesshme, transplantimi mund të jetë një mundësi edhe për pacientët me sëmundje të rralla gjenetike.

“Shprehim mirënjohjen tonë ndaj familjes për besimin dhe pëlqimin që ky rast të bëhet publik, si dhe ndaj të gjithë ekipit mjekësor, i cili është i angazhuar pa ndërprerje në këtë procedurë komplekse mjekësore“, deklaroi Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim.

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

Viruset po mbushin klinikat, mjekët apelojnë të mos përdoren antibiotikët pa nevojë

Padrejtësia ndaj gruas shqiptare fillon në shtëpi: kur vajza nuk është e barabartë as me vëllain e saj

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Lajmet e fundit

Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

27 Tetor, 2026

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

27 Tetor, 2026

Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës

27 Tetor, 2026

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

27 Tetor, 2026

Në Maqedoni për herë të parë bëhet transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport

27 Tetor, 2026

Viruset po mbushin klinikat, mjekët apelojnë të mos përdoren antibiotikët pa nevojë

27 Tetor, 2026

Kandidati për guvernator të New York-ut: Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet e tyre

27 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.