Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kandidati për guvernator të New York-ut: Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet e tyre

27 Tetor, 2026

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

27 Tetor, 2026

Trump: Irani ka raketa që arrijnë deri në Evropë, mund të godisnin edhe Los Anxhelosin

27 Tetor, 2026

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Serbi, Visar Memeti: Këto janë prioritetet tona?

27 Tetor, 2026

Gani Geci: Burrat që vrasin gratë e tyre nuk janë burra, por njerëz pa shpirt

27 Tetor, 2026

Padrejtësia ndaj gruas shqiptare fillon në shtëpi: kur vajza nuk është e barabartë as me vëllain e saj

27 Tetor, 2026

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

27 Tetor, 2026

Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë, VLEN përkrah Jahijit

27 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

27 Tetor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Padrejtësia ndaj gruas shqiptare fillon në shtëpi: kur vajza nuk është e barabartë as me vëllain e saj

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Padrejtësia ndaj femrës shqiptare, ndaj nënave dhe motrave tona, shpesh fillon pikërisht aty ku duhet të mbretërojë barazia: në familje. Në shumë raste, vajza nuk e trashëgon pasurinë e prindërve në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e saj. Pra, që nga vetë familja, ajo nuk trajtohet si e barabartë me fëmijët meshkuj. Ligji garanton barazi gjinore, por zbatimi i tij në praktikë shpesh tregon një realitet krejt tjetër.

E gjendur pa pasuri, pa pronë, pa mbështetje familjare e institucionale dhe, në disa raste, edhe pa shkollim, gruaja shqiptare mund të mbetet e pambrojtur dhe e rrezikuar për mbijetesën e saj.

Kjo është e vërteta për të cilën duhet të flasim hapur, pa e fshehur pas fjalëve të bukura për traditën dhe familjen.

Sepse gruaja shqiptare është thesari ynë. Është nëna, motra dhe bashkëshortja jonë, gëzimi dhe hareja e shtëpisë, por edhe mbretëresha që përditë zhvillon beteja të panumërta: rrit fëmijë, mban shtëpinë, përballon vështirësitë dhe edukon brezat.

Ajo shpesh bëhet universiteti i parë i fëmijëve të saj, duke u mësuar vlerat e jetës që në djep.

Në vitin 2003, në Qendrën për të Drejtat e njeriut pranë UP—së, realizova një hulumtim për trashëgiminë e pasurisë nga femrat shqiptare në disa qytete dhe fshatra të Kosovës.

Në Gjilan, nga 700 rastet e shqyrtuara, vetëm në një rast një vajzë kishte trashëguar pasuri. Një gjendje e ngjashme u evidentua, pak a shumë, edhe në qytetet e tjera ku u zhvillua hulumtimi.

Më vonë, kur erdha në Kumanovë, realizova një tjetër hulumtim për këtë temë, të cilin e botova në gazetën Koha Ditore, në edicionin për Maqedoninë. Edhe rezultatet e këtij hulumtimi nxorën në pah një realitet shqetësues: nga qindra raste të shqyrtuara, vetëm në një rast një vajzë kishte trashëguar pasuri.

Sot thuhet se ky trend ka ndryshuar dhe se vetëdija për të drejtat pronësore të grave është rritur.

Kjo është një shenjë pozitive. Megjithatë, vazhdojnë të ngrihen shqetësime për mënyrën se si zhvillohen disa procese gjyqësore dhe për mundësinë e manipulimit apo të presionit ndaj grave që kërkojnë të drejtat e tyre.

Prandaj, barazia nuk duhet të mbetet vetëm një parim i shkruar në ligj, por duhet të bëhet realitet në çdo familje dhe në çdo institucion.

Megjithatë, ka edhe arsye për të qenë optimistë. Më bëhet zemra mal kur shoh vajzat shqiptare që fitojnë vende të para në sportet luftarake, që shkëlqejnë në muzikë e art dhe që dëshmojnë aftësitë e tyre në politikë, arsim, shkencë e fusha të tjera të jetës. Në shumë raste, ato kanë dëshmuar se mund të jenë po aq, e madje edhe më të suksesshme se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.

Këto suksese tregojnë se problemi nuk qëndron te aftësitë e vajzave shqiptare, por te pengesat që shoqëria u vendos atyre. Kur u jepet mundësia, ato dëshmojnë talent, guxim, inteligjencë dhe përkushtim.

Por, përtej këtyre sukseseve, realiteti na përball edhe me tragjedi që nuk mund dhe nuk duhet t’i kalojmë në heshtje.

Vrasja mizore e një gruaje në Kosovë, e cila u godit për vdekje me sëpatë, është një tjetër alarm për shoqërinë tonë. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të tmerrshme duhet të na bëjë të reflektojmë jo vetëm për dhunën, por edhe për mënyrën se si i trajtojmë gratë, sa i mbështesim ato dhe sa të gatshme janë familjet e institucionet t’i mbrojnë kur përballen me rrezik.

Dhuna ndaj grave nuk duhet të shihet si një çështje private, as të arsyetohet në emër të traditës, nderit apo autoritetit familjar.

Ajo duhet të parandalohet përmes edukimit, barazisë, mbështetjes ekonomike, mbrojtjes institucionale dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo kërcënimi. Asnjë grua nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes dinjitetit të saj dhe sigurisë, mes kërkimit të të drejtave dhe frikës nga pasojat.

Nëse vërtet i duam nënat, motrat dhe vajzat tona, duhet t’i respektojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Respekti nuk matet me lëvdata në festa familjare, as me deklarata për nderin dhe traditën. Ai matet me të drejtat që ua njohim, me pronën që u takon, me shkollimin që ua mundësojmë dhe me mbështetjen që u japim kur përballen me padrejtësi.

Nuk mund të flasim për dinjitetin e gruas shqiptare, ndërsa vajzës ia mohojmë të drejtën që i takon në familjen e saj.

Nuk mund ta quajmë gruan nderin e shtëpisë, nëse nuk ia garantojmë sigurinë dhe lirinë për të jetuar pa frikë. Gruaja shqiptare nuk ka nevojë vetëm të nderohet si nënë, motër apo vajzë e dikujt, ajo meriton të respektohet si njeri, me të drejta të barabarta dhe me dinjitet të paprekshëm. Barazia duhet të fillojë në shtëpi, drejtësia të garantohet nga institucionet dhe dhuna të ndalet para se të jetë tepër vonë.

Lexuar: 37

Lajme te ngjashme

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë, VLEN përkrah Jahijit

Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

Lajmet e fundit

Kandidati për guvernator të New York-ut: Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet e tyre

27 Tetor, 2026

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

27 Tetor, 2026

Trump: Irani ka raketa që arrijnë deri në Evropë, mund të godisnin edhe Los Anxhelosin

27 Tetor, 2026

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Serbi, Visar Memeti: Këto janë prioritetet tona?

27 Tetor, 2026

Gani Geci: Burrat që vrasin gratë e tyre nuk janë burra, por njerëz pa shpirt

27 Tetor, 2026

Padrejtësia ndaj gruas shqiptare fillon në shtëpi: kur vajza nuk është e barabartë as me vëllain e saj

27 Tetor, 2026

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

27 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.