Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër.
I lindur në vitin 1970, ai përfundoi studimet e mjekësisë dhe specializimin në Gjermani, ku punoi për shumë vite. Është autor i mbi 100 artikujve dhe materialeve shkencore, ndërsa në vitin 2007 mori çmimin “Hans Borst” për një punë shkencore.

