Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

10 Tetor, 2026

Krenari: Amela Haziri nga Preshevës drejton avionët mbi qiellin evropian

10 Tetor, 2026

Radojiçiqi shoqëron djalin e Vuçiqit, Haxhiu: Vendi i tij është para gjyqit në Kosovë

10 Tetor, 2026

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

10 Tetor, 2026

Protestojnë banorët e Kumanovës! Kërkojnë mbylljen e deponisë, Dimitrievski paralajmëron zgjidhje të problemit

10 Tetor, 2026

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

10 Tetor, 2026

Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka-Pula ndryshon stilin e flokëve

10 Tetor, 2026

Ardisi punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Gjeti kuletën plot me euro, ia ktheu pronares!

10 Tetor, 2026

Kurti takohet me Myftiun Tërnava, diskutojnë edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10 Tetor, 2026

Erdogan personalisht drejtoi një tren të ri, eurokomesarja Kos e pyeti a din të fluturojë edhe helikopter!

10 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 10 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Radojiçiqi shoqëron djalin e Vuçiqit, Haxhiu: Vendi i tij është para gjyqit në Kosovë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve në mediat serbe, ku Milan Radoiçiqi shfaqet në një tubim elektoral të partisë në pushtet në Serbi, në Kragujevc, përkrah djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka rikujtuar sulmin e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar se përgjegjësit ende nuk janë përballur me drejtësinë në Kosovë.

Sipas Haxhiut, Radojçiqi duhet të jetë duke u gjykuar në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Pamjet e publikuara nga mediat serbe, ku Milan Radoiçiq shfaqet përkrah djalit të Aleksandar Vuçiqit në një tubim elektoral të partisë së tij në Kragujevc, dëshmojnë se organizatori i sulmit terrorist në Banjskë jo vetëm që gjen strehë në Serbi, por pritet e nderohet në rrethet e pushtetit.

Më 24 shtator 2023, grupi terrorist i armatosur rëndë, në krye me Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Republikës së Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Sulmi synonte të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës sonë. Institucionet e Kosovës e zmbrapsën atë sulm, por përgjegjësit e tij ende nuk janë përballur me drejtësinë.

Njeriu që mori publikisht përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi dhe që kërkohet ndërkombëtarisht, në vend që t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, shfaqet lirshëm në tubimin e partisë në pushtet në Serbi. Kjo nuk mund të trajtohet thjesht si mungesë e bashkëpunimit me drejtësinë. Prania e tij në rrethet e afërta me pushtetin ngre pyetje të drejtpërdrejta për përgjegjësinë politike të autoriteteve serbe, të cilat duhet t’i japin fund mbrojtjes së tij dhe ta dorëzojnë në Kosovë, ku duhet të përgjigjet për sulmin që organizoi.

Një sjellje e tillë kërkon reagim të qartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe të personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë autoriteteve të Kosovës duhet të shoqërohet me trysni konkrete dhe pasoja për mosdorëzimin e tyre. Çdo tolerim i mëtejshëm përçon mesazhin se një sulm terrorist mund të organizohet, të marrë jetë njerëzish dhe të mbetet pa ndëshkim, për sa kohë autorët gëzojnë mbrojtjen e pushtetit.

Për Kosovën, drejtësia për Afrim Bunjakun dhe vënia para përgjegjësisë e organizatorëve të sulmit në Banjskë mbeten detyrim i patjetërsueshëm. Vendi i tyre është para gjykatave të Republikës së Kosovës. As koha e as afërsia me pushtetin në Beograd nuk do t’i amnistojnë ata që e përgatitën dhe e kryen sulmin

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Krenari: Amela Haziri nga Preshevës drejton avionët mbi qiellin evropian

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka-Pula ndryshon stilin e flokëve

Kurti takohet me Myftiun Tërnava, diskutojnë edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Erdogan personalisht drejtoi një tren të ri, eurokomesarja Kos e pyeti a din të fluturojë edhe helikopter!

Lajmet e fundit

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

10 Tetor, 2026

Krenari: Amela Haziri nga Preshevës drejton avionët mbi qiellin evropian

10 Tetor, 2026

Radojiçiqi shoqëron djalin e Vuçiqit, Haxhiu: Vendi i tij është para gjyqit në Kosovë

10 Tetor, 2026

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm 5 euro me vete

10 Tetor, 2026

Protestojnë banorët e Kumanovës! Kërkojnë mbylljen e deponisë, Dimitrievski paralajmëron zgjidhje të problemit

10 Tetor, 2026

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

10 Tetor, 2026

Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka-Pula ndryshon stilin e flokëve

10 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.