Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

27 Gusht, 2026

Zvicra synon krijimin e një qendre të re për dronë

27 Gusht, 2026

Prof.dr. Agim RUSHITI: “Gjenerata Z” e shqiptarëve

27 Gusht, 2026

Privohet nga liria 48-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur pasi tentoi të sulmonte bashkëshorten

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku mposht boksieren e Serbisë dhe fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare!

27 Gusht, 2026

Një ditë e veçantë për familjen Iseni: Aladin Iseni diplomohet Inxhinier i Informatikës

27 Gusht, 2026

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

27 Gusht, 2026

1.621 kundërvajtje në komunikacion, u arrestuan 43 persona

27 Gusht, 2026

Halim Hyda, diplomat i karrierës Formula e zhbllokimit të integrimit evropian në kontekstin diplomatik

27 Gusht, 2026

GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

27 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Prof.dr. Agim RUSHITI: “Gjenerata Z” e shqiptarëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Gusht, 2026Updated:27 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente13 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pozicionohet shumë pas Serbisë (e cila e zë vendin e 38-të), Malit të Zi (i cili renditet në vendin e 50-të) dhe para Kosovës. Ky testim, që në fakt është një studim serioz, e që siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë, është një tregues mjaft me rëndësi se si shtetet ku jetojnë Gjenerata Z e Shqiptarëve, duhet t’i qasen rishikimit të politikave dhe praktikave arsimore, me qëllim të ndjekjes së trendeve për nxënien e diturive dhe shkathtësive tek nxënësit e të njëjtës moshë

Nga Prof.dr. Agim RUSHITI

“Gjenerata Z”, ose siç njihet edhe shkurtimisht si “Gen Z”, paraqet një grup demografik, që sipas klasifikimit sociologjik, janë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre, e të lindur në periudhën në mesin e viteve të 90-ta të shekullit XX dhe fillimin e viteve të decenies së dytë të shekullit XXI (brez i lindur midis fundvitit 1990 dhe në fillimin e viteve 2010).

Kjo gjeneratë përfaqëson brezin e kohës dixhitale, që cilësohet si gjeneratë e cila në moshë të re iu janë qasur përdorimit të teknologjisë dixhitale (si një shumës i veglave elektronike, pajisjeve, sistemeve dhe resurseve, të cilat krijojnë, ruajnë dhe përpunojnë të dhëna në formë binare). Individët që e konsiderojnë veten si pjesë të këtij grupi demografik, e përjetuan futjen e kompjuterit në jetën e përditshme.

Kjo kategori demografike, e cila i kundërshton mënyrat e vjetra të të sjellurit dhe normat e vendosura sociale, konsiderohet si “fëmijë” e “Gjeneratës X”, një grupi tjetër demografik i njerëzve, të lindur që nga mesi i viteve të 60-ta e deri të vitet e vonshme të 70-ta të shekullit të kaluar (më saktësisht, nga viti 1965 e deri më vitin 1980).

Gjenerata Z konsiderohet gjenerata sociale e cila u rrit duke pasur qasje në Internet, pa qenë detyrimisht e arsimuar dixhitalisht. Është gjeneratë e edukuar mirë, refuzues ndaj rreziqeve, të brengosur për performansat akademike dhe qasjen ndaj punës. Karakteristikë e theksuar e kësaj gjenerate në përgjithësi është që refuzojnë pozicione udhëheqëse në shoqëri, sidomos në sektorin ekonomik.

Elita e Gjeneratës Z as që dëshiron të dëgjojë dhe të interesohet për pozicione drejtuese politike. Konsiderojnë së një hap i tillë është humbje kohe, kompromitim i së ardhmes personale, me pasoja dhe përgjegjësi të lartë. Një hulumtim global ka treguar se vetëm 6% e përfaqësuesve të Gjeneratës Z preferojnë role drejtuese, që në vete tërheqin edhe përgjegjësi më të madhe në punë.

Përparimi në karrierë, për Gjeneratën Z nuk definohet me avancim, gjë që paraqet një sfidë dhe problem për kompanitë në rrugën e tyre për krijimin e gjeneratës së re të liderëve. Gjenerata Z prederon një baraspeshim në mes të punës dhe jetës private, respektivisht jeta private e njerëzve të kësaj gjenerate është e një rëndësie jetike. Ata janë “luftëtarë” të denjë për zvogëlimin e orarit të punës, në llogari të jetës private.

Rënie e interesit për pozicione menaxheriale nuk paraqet problem vetëm për kompanitë e caktuara, por paraqet një trend global që shënon në vete një sfidë për Botën në përgjithësi, sidomos në një periudhë kur ndryshimet demografike shpien drejtë zvogëlimit të fuqisë punëtore.

Një rrugëdalje për tejkalimin e një situate të tillë shihet në daljen në skenë të inteligjencës artificiale, e cila me të madhe po e “vërshon” Botën e biznesit dhe ndërmarrësisë, duke pasur parasysh faktin se ajo do automatizojë shumë procese, do e zëvendësojë faktorin njeri në shumë procese ekonomike.

Në rrethana të tilla, përshfaqet dilema e shkallës së lartë, se sa inteligjenca artificiale do jetë në gjendje të zëvendësojë rolin e menaxherit, apo sa ajo do vendoset (së paku) në pozicionin që të plotësojë rolin e menaxherit në proceset e prodhimtarisë? Të drejtosh forcat punëtore nuk është vetëm një detyrë, por është edhe një mision dhe një doktrine në vete. Kjo ngërthen në vete posedimin e një varg shkathtësive të tjera nga ana e menaxheri (përfshirë empatinë, ndërtimin e raporteve, motivimi i të punësuarve dhe marrja e vendimeve në kohë dhe vend të duhur).

Gjenerata Z është gjeneratë e lindur në periudhën e globalizimit dhe revolucionit teknologjik. Kjo gjeneratë ka “shpallur manifestin e veprimit” të saj duke promovuar tendencën që ta ndryshojë Botën përmes fuqisë së teknologjisë. Në rrethin e tyre ndihet mungesa e të menduarit kolektiv dhe refuzim ndaj strukturave të forta dhe autoritete. Ata këtë e kompensojnë me vendosjen në funksion të mendjes së hapur, të menduarit inkluziv dhe shtrirjen e harmonisë përbrenda botës dixhitale, me qëllim të krijimit të të mirave, jo vetëm për gjeneratën që i takojnë, por për tërë shoqërinë në përgjithësi.

Në vijë të njëjtë, por me detyrë në kahje tjetër, është edhe konvertuesi gjenerues i paratrajnuar, i njohur përgjithësisht si ChatGPG (Generative Pre-trained Transformer), i cili na shfaqet si bashkëbisedues virtual, i cila shfrytëzon prodhimin e inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania amerikane për hulumtim dhe zhvillim të Inteligjencës Artificiale, Open AI.

Shumë diskutabile është ku dhe si gjendet Gjenerat Z e Shqiptarëve në mesin e Gjeneratës Z Botërore? Cili është pozicioni i tyre në një shoqëri të tillë? Sa shoqëria shqiptare i kushton rëndësi një gjenerate demografike të tillë, gjeneratë shpresëdhënëse? Cili është roli i institucioneve arsimore në arsimimin dhe ngritjen intelektuale të një gjenerate të tillë?

Sistemi arsimor i Botës Shqiptare është në fazën e fillimeve të para të kontributit, në drejtim të kërkim – zhvillimit shkencor global të inteligjencën artificiale (AI). Hapat e ndërmarra çojnë në drejtim të krijimit të kurrikulave të reja teknologjike, të integruara me ato të avancuara evropiane, krijimin e modeleve të reja të AI, si dhe krijimin e dokumenteve strategjike në këtë drejtim, me intencë krijimin e kompetencave bazë te nxënësit/studentët, rritjen e efikasitetit, konform kërkesave të tregut të punës..

Gjeneratë Z më e avancuar, më e ngritur intelektualisht, mund të konsiderojmë atë gjeneratë që është me një arsimim cilësor e produktiv të nxënë në një shoqëri përparimtare, më një sistem arsimor të etabluar, që prodhon rezultate dhe të arritura, me një shoqëri ku vlerësohet vlera, dituria dhe angazhimi. Vendet e tilla, në mesin e Gjeneratës Z, identifikojnë Talent (dhe Gjeni) të cilët janë shtylla kryesore e së ardhmes të një shteti dhe shoqërie. Talenti është një flakë, gjeniu është një zjarr (B. Williams), andaj shoqërisë i nevojitet kjo shtresë individësh. Talenti është një aftësi ose prirje e veçantë që dikush e ka natyralisht për të bërë diçka shumë mirë. Andaj, shtetet teknologjikisht të zhvilluar, të ardhmen ekonomike (dhe jo vetëm aq) e bazojnë në ndërtimin e sistemit të gjithmbarshëm shoqëror, duke përfshirë edhe atë arsimor, në identifikimin dhe stimulimin e këtij grupi të individëve me aftësi dhe prirje të veçanta, në mesin e (kryesisht) Gjeneratës Z.

Nëse piketojmë Gjeneratën Z të Shqiptarëve të lindur në vitin 2007, që në moshën 15 vjeçare iu nënshtruan studimit ndërkombëtar i cili i vlerëson aftësitë, dituritë dhe shkathtësitë e nxënësve përgjatë zbatimit të asaj që është mësuar në shkollë, në situata të ndryshme në jetë, në fund të arsimimit të detyrueshëm, në tri fusha: aftësia për lexim me të kuptuar (dhe qasje kritike në të lexuar të materialeve të shkruara), shkrim – leximi matematikor (lexim, interpretim dhe zgjidhje të një problemi të dhënë, me organizim dhe interpretim të informacioneve të dhëna dhe zgjedhja e metodës së zgjidhjes së problemit) dhe Shkrim – leximi në shkencat natyrore (njohja e pyetjeve shkencore, shfrytëzimi i diturive shkencore, identifikimi i përmbajtjeve në hulumtimet shkencore dhe lidhja e të dhënave shkencore me dëshmi dhe përfundime), informacionet nuk janë të kënaqshme, për të mos thënë se janë shqetësuese.

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022”, Maqedonia e Veriut pozicionohet në vendin e 56-të, Shqipëria është renditur në vendin e 62-të, kurse Kosova klasifikohet si vendi i fundit në këtë testim, ndër 80 vendet e Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development) që kanë marrë pjesë në testim.

Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pozicionohet shumë pas Serbisë (e cila e zë vendin e 38-të), Malit të Zi (i cili renditet në vendin e 50-të) dhe para Kosovës. Ky testim, që në fakt është një studim serioz, e që siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë, është një tregues mjaft me rëndësi se si shtetet ku jetojnë Gjenerata Z e Shqiptarëve, duhet t’i qasen rishikimit të politikave dhe praktikave arsimore, me qëllim të ndjekjes së trendeve për nxënien e diturive dhe shkathtësive tek nxënësit e të njëjtës moshë, në shtete të ndryshme dhe në nëngrupe të ndryshme demografike në çdo shtet (nga 80 shtetet e OECD).

Mirëpo, është indikative fakti se, Gjenerata Z e Shqiptarëve që janë arsimuar, jetojnë e punojnë në vendet e zhvilluara Perëndimore, janë faktorë me rëndësi në shoqëri dhe emrat e tyre po shkruajnë histori në zhvillimin tekniko – teknologjik në përmasa botërore.

Njëra nga ata është Ermira (Mira) Murati, e lindur në Vlorë (Shqipëri), e rritur në periudhën e decenies së fundit të shekullit të kaluar, si pjesëtare e Gjeneratës Z të Shqiptarëve, me pajisur ngritje të shkëlqyeshme të arsimimit vetanak, sot është emër i njohur në teknologjinë botërore. Është një inxhiniere, studiuese dhe ekzekutive në teknologji, e njohur gjerësisht për lidershipin e saj në zhvillimin e sistemeve moderne të inteligjencës artificiale gjeneruese. Sot, ajo konsiderohet shqiptarja më e shquar në shkallë globale në lëmin e teknologjisë informative (IT) dhe inteligjencës artificiale. Shërbeu si Drejtoreshë e Teknologjisë (CTO) në OpenAI dhe ka udhëhequr zhvillimin e platformave revolucionare, si ChatGPT dhe DALL-E (një model i inteligjencës artificiale (IA) i zhvilluar nga OpenAI që krijon imazhe digjitale nga përshkrimet me tekst), modelet dhe mjetet e avancuara të inteligjencës artificiale (AI) të zhvilluara na Open AI: GPT-4, Codex dhe Sora, kurse së fundmi ka themeluar startup-in e saj të inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab. Përmes punës së saj në sistemet e inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë dhe iniciativat kërkimore, Mira Murati është bërë një nga figurat me ndikim që formësojnë evolucionin e inteligjencës artificiale, në shekullin XXI. Që në fëmijëri, fusha e interesimit e Mira Muratit ishte matematika dhe shkenca, duke marrë pjesë shpesh në gara matematike dhe olimpiada akademike.

Në vitin 2004, në moshë 16-vjeçare ajo mori një bursë për të ndjekur Pearson United World College of the Pacific, në ishullin Vancouver të Kanadas, ku përfundoi arsimin e mesëm dhe mori një diplomë International Baccalaureate. Mjedisi ndërkombëtar i institucionit e ekspozoi atë ndaj perspektivave globale në shkencë, inxhinieri dhe inovacion teknologjik. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Mira Murati u transferua në SHBA, për të vazhduar arsimimin e lartë. Ajo u regjistrua në një program me dy diploma, që përfshinte Colby College dhe Dartmouth College. Ajo u diplomua nga Colby College në vitin 2011 dhe më pas përfundoi studimet e saj të inxhinierisë në Thayer School of Engineering në Dartmouth College, duke marrë një diplomë në inxhinieri mekanike (2012). Karrierën profesionale e filloi në sektorët e hapësirës ajrore dhe teknologjisë së përparuar, duke punuar (për pak kohë) në Zodiac Aerospace (kompani franceze që prodhonte pajisje dhe sisteme për aviacion), që më pastaj, në vitin 2013, t’i bashkohej kompanisë amerikane të automjeteve elektrike Tesla, ku punoi si menaxhere produkti në projektin Tesla Model X, duke kontribuar në zhvillimin e sistemeve të përparuara të automobilave.

Puna e saj atje e ekspozoi atë ndaj mjediseve komplekse inxhinierike, që përfshinin dizajnin e produkteve në shkallë të gjerë dhe inovacionin teknologjik. Midis viteve 2016 dhe 2018, Mira Murati iu bashkua Leap Motion – më vonë e njohur si Ultraleap – një kompani e fokusuar në realitetin e shtuar dhe teknologjitë e ndërveprimit njeri-kompjuter. Atje ajo punoi në projekte që synonin përmirësimin e ndërveprimeve midis njerëzve dhe sistemeve dixhitale, përmes ndërfaqeve të bazuara në gjeste. Do i bashkohet OpenAI, fillimisht duke shërbyer si zëvendëspresidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar, që më vonë të bëhet drejtoreshë e Teknologjisë, pozicion i cili i mundësoi të mbykqyrë, drejtojë e menaxhojë iniciativa të mëdha kërkimore, ekipe të zhvillimit të produkteve dhe programe sigurie.

Gjatë udhëheqjes së saj në OpenAI, u zhvilluan disa sisteme IA inovative, duke përfshirë ChatGPT, DALL-E, Codex, GPT-4 dhe Sora, teknologji këto që ndikuan në avansimin e familjes së modeleve gjuhësore të Transformerit të Para-trajnuar Gjenerativ (GPT) dhe përshpejtimin e adoptimit global të teknologjive të IA. Në nëntor 2023, pas largimit të papritur të Sam Altman nga bordi i drejtorëve të OpenAI, Mira Murati shërbeu, për pak kohë, si Drejtore Ekzekutive e përkohshme e kompanisë. Pak më pas, Emmett Shear u emërua si Drejtor Ekzekutiv, dhe brenda disa ditësh Sam Altman u kthye për të udhëhequr përsëri kompaninë. Pas këtyre ndryshimeve në lidership, Mira Murati vazhdoi në rolin e saj si Drejtoreshë e Teknologjisë dhe mbeti një nga figurat qendrore që udhëhoqi drejtimin teknologjik të organizatës. Kontributet e Mira Muratit në inteligjencën artificiale janë njohur gjerësisht brenda komunitetit të teknologjisë.

Në vitin 2023, ajo u paraqit në listën Time100 Next (lista vjetore e revistës amerikane TIME, që nderon, 100 liderë të rinj nga e gjithë bota, të cilët po formësojnë të ardhmen), si e vlerësuar për lidership dhe ekspertizë teknike dhe për rolin e saj në zhvillimin e sistemeve të tilla, si ChatGPT, DALL-E dhe GPT-4.

Përpos Mira Muratit, si figura dhe sipërmarrës të tjerë që po lënë gjurmë në teknologji, e që janë shembull ekselent të Gjeneratës Z të Shqiptarëve (por, për keqardhje, që po veprojnë jashtë trojeve shqiptare) janë edhe Ervin Kalemi, themelues i CEO dhe platformës digjitale Publer, një platformë për menaxhimin dhe skedulimin e postimeve në rrjete sociale, i cili mundësoi të tërheqë mijëra përdorues ndërkombëtarë, duke u bërë një prej mjeteve më efikase për menaxhimin profesional të mediave sociale. Ervini diplomohet për Shkenca Kompjuterike, në Universitetin e Teksasit, në Austin (UT at Austin) dhe për 3 vite punon si programues i Onit Inc., renditur në 500 Startupet me rritjen më të shpejtë në Amerikë.

Një emër tjetër që e bën krenare Gjeneratën Z të Shqiptarëve është Ornela Dardha e shpallur shkencëtarja më e mirë në Europë. Ajo është një lektore e lartë në shkencat kompjuterike, në Universitetin e Glasgown ë Skoci. Ajo ka fituar nga Qeveria italiane çmimin e madh ‘Science. She says”, për kontributin e jashtëzakonshëm në shkencë, inovacion dhe teknologji, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja e re femër, me arritje personale të jashtëzakonshme”, në mesin femrave nga e gjithë bota, u zgjodh më e mira në Evropë. Ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në La Sapienza të Romës, ndërsa doktoraturën në Bolonja të Italisë. Rëndësia e këtij çmimi është vendosja e grave në vendet kryesore, duke stimulu dhe rolin e tyre në shkencë dhe teknologji. (koha.mk)

Lexuar: 90

Lajme te ngjashme

Privohet nga liria 48-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur pasi tentoi të sulmonte bashkëshorten

1.621 kundërvajtje në komunikacion, u arrestuan 43 persona

Halim Hyda, diplomat i karrierës Formula e zhbllokimit të integrimit evropian në kontekstin diplomatik

GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive

Rast i tretë i një fëmije të helmuar në Kumanovë brenda një muaji, fëmija dyvjeçar përfundoi në spital pasi u helmua me insekticide

Lajmet e fundit

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

27 Gusht, 2026

Zvicra synon krijimin e një qendre të re për dronë

27 Gusht, 2026

Prof.dr. Agim RUSHITI: “Gjenerata Z” e shqiptarëve

27 Gusht, 2026

Privohet nga liria 48-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur pasi tentoi të sulmonte bashkëshorten

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku mposht boksieren e Serbisë dhe fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare!

27 Gusht, 2026

Një ditë e veçantë për familjen Iseni: Aladin Iseni diplomohet Inxhinier i Informatikës

27 Gusht, 2026

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

27 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.