Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

27 Gusht, 2026

1.621 kundërvajtje në komunikacion, u arrestuan 43 persona

27 Gusht, 2026

Halim Hyda, diplomat i karrierës Formula e zhbllokimit të integrimit evropian në kontekstin diplomatik

27 Gusht, 2026

GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

27 Gusht, 2026

AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive

27 Gusht, 2026

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

27 Gusht, 2026

Raportohet se ka vdekur i dënuari për krime lufte, Ratko Mlladiq

27 Gusht, 2026

Rast i tretë i një fëmije të helmuar në Kumanovë brenda një muaji, fëmija dyvjeçar përfundoi në spital pasi u helmua me insekticide

27 Gusht, 2026

Përmbytje masive në Nepal, të paktën 17 të vdekur

27 Gusht, 2026

KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje

27 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Halim Hyda, diplomat i karrierës Formula e zhbllokimit të integrimit evropian në kontekstin diplomatik

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Gusht, 2026Updated:27 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente15 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Reflektim mbi formulën diplomatike të zhbllokimit të integrimit RevroReflektimpianReflektim mbi formulën diplomatike të zhbllokimit të integrimit evropian

Nga Halim HYDA

Maqedonia e Veriut sot ndodhet në një fazë jashtëzakonisht delikate dhe të ndjeshme të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian. Ky rrugëtim nuk është një trasim i ri dhe as nuk mund të kuptohet vetëm përmes zhvillimeve të viteve të fundit. Kjo problematikë ka një histori prej më shumë se dy dekada, gjatë së cilës vendi ka kaluar nëpër zhvillime dhe etapa të ndryshme politike, diplomatike dhe institucionale. Më 22 mars 2004, Republika e Maqedonisë bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në dhjetor të vitit 2005,shteti fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Me këtë rast qytetarëve tanë iu dha rasti dhe e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Shengenit brenda BE më 1 dhjetor të viti 2009.

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe përpjekjesh, më 25 mars 2020, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi për hapjen e negociatave të aderimit me Maqedoninë e Veriut. Më pas, më 19 korrik 2022, u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare BE–Maqedonia e Veriut, duke shënuar hapjen zyrtare të fazës së negociatave. Kjo kronologji është e rëndësishme pasi tregon se sa i gjatë ka qenë udhëtimi dhe pritja e pa arsyeshme nga ana e BE. Nga paraqitja e kërkesës për anëtarësim në vitin 2004 deri te hapja formale e negociatave në vitin 2022 kaluan më shumë se tetëmbëdhjetë vite. Ndërsa nga marrja e statusit kandidat në vitin 2005 deri te Konferenca e parë Ndërqeveritare kaluan pothuajse shtatëmbëdhjetë vite.

Për këtë arsye, sot nuk ia vlen teza, më të përsëritet se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i vendit. Kjo tanimë është bërë e tepërt. Problemi që duhet të shtrohet në kontekst të kësaj është konkretë dhe shumë praktikë: Ky problem me peshë për vendin është me rëndësi të veçantë në një moment kur në qarqet dhe hapësirat,politike, diplomatike qarkullojnë sinjale dhe vlerësime se mund të ketë lëvizje të reja në drejtim të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në kahjen dhe procesin e integrimit evropian, kjo është publike pasi janë inensifikuar takimet.

Këto shenja, sinjale nuk mund dhe nuk duhet të paraqiten si zhvillime të konfirmuara. Deri në momentin kur një avancim dhe ndryshim i tillë të konfirmohet nga institucionet përkatëse dhe kompetente të dy vendeve, andaj çdo vlerësim duhet të trajtohet me rezervën dhe përgjegjësinë që e parasheh dhe kërkon diplomacia. Diplomacia dhe sinjalet pozitive,shpresëdhënëse nuk duhet të neglizhohen dhe të mospërfillen. Kuptohet në diplomaci, ndryshimet zakonisht nuk fillojnë me marrëveshjen e nënshkruar. Ato mund të fillojnë shumë më herët me ndryshimin e tonit politik, me kontakte të reja, me komunikime të drejtpërdrejta, me sinjale të moderuara dhe me një analizë testimi i hapësirës së mundshme për dialog dhe kompromis.

Andaj, nëse po fillon të krijohet një rast dhe mundësi e re, pyetja më e rëndësishme që shtrohet nuk është vetëm se çfarë do të bëjmë tani ose çfarë do të bëjë Bullgaria apo çfarë do të bëjë Maqedonia e Veriut.

Se ku jemi ne dhe sa jemi të përgatitur për momentin kur kjo mundësi e tillë të bëhet realitet, ka e kemi orientimin dhe qëndrimin parësor? Procesi i ntegrimit evropian nuk duhet të kuptohet vetëm si proces ad-hok administrativ i harmonizimit të ligjeve dhe përmbushjes së standardeve. Ai është proçes shumë më i gjerë më i komplikuar dhe konspirativë në aspektin politik, diplomatik, juridik, ekonomik, institucional dhe atë shoqëror. Reformimi i brendshëm është i domosdoshëm. Por ato reforma duhet të organizohen me një diplomaci të lartë dhe më aktive, profesionale dhe gjeostrategjike. Shteti aspirant për BE mund të ketë objektiv të drejtë, por nëse i mungojnë kapacitet e organizimit sistematik, diplomatik për ta komunikuar, argumentuar dhe negociuar atë objektiv, ai mund të mbetet për vite duke pritur në korridoret e BE.

Kjo është diferenca dhe dallimi ndërmjet vullnetit politik, përgatitjes institucionale dhe aftësisë shtetërore.

Nga përvoja ime profesionale në Ministrinë e Punëve të Jashtme-Drejtorin politike –bilateralë me shtetet e evropës dhe shërbimet diplomatike, veçanërisht në ndjekjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve politike me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, kam pasur mundësinë të shoh nga afër se marrëdhëniet ndërmjet shteteve nuk ndërtohen vetëm në kohë krizash dhe bashkëpunimi ad-hok.

Ato ndërtohen, ngrihen, formësohen dhe avancohen çdo ditë me përcjellje dhe përkushtim imediat permanent. Përmes kontakteve, komunikimit të përhershëm permanent, mirëkuptimit, respektit dhe besimit reciprok. Kur vijnë momente të vështira, atëherë shfaqet, prezantohet rezultati dhe niveli bashkpunimit të marrëdhënieve që janë ndërtuar vite më parë në mënyrë të organizuar permanente dhe profesionale. Prandaj diplomacia nuk nënkuptohet vetëm si vështrim pasiv i zhvillimeve dhe ngjarjeve në arenën politike ndërkombëtare. Ajo gjithnjë duhet të jetë, aktive dhe permanente në politikën gjeostrategjike. Shkupi Brukseli Sofja: kërkesa imediate për një qasje të re në komunikimin dhe zhvillimin e diplomacisë së sotme me idenë dhe filozofinë e kapërcimit të kësaj pengese të pa drejtë në kontekstin bilateralë me fqiun dhe shtetin bullgarë.

Një çështje tjetër që duhet analizuar dhe trajtuar më seriozisht është niveli dhe cilësia e komunikimit me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht me Bullgarinë deri në zgjidhjen e plotë të problemit ose marrëveshjes së plotë për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë. Kanalet formale diplomatike ekzistojnë. Por diplomacia nuk nënkupton dhe nuk matet dhe vlerësohet vetëm me ekzistencën e bashkëpunimit të kanaleve formale. Ajo matet me cilësinë, kualitetin,vlerën dhe nivelin e komunikimit dhe arritjen e rezultateve që prodhon ai bashkëpunim bilateral me bullgarin dhe multilateral me BE.

Nuk është sekrete se marrëdhëniet me Bullgarinë kanë një kompleksitet të veçantë historik dhe politik. Pikërisht për këtë arsye, deklaratat publike në kontekst negativ nuk i kontribuojnë afrimit dhe bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve tona dhe nuk mundet ta zëvendësojnë dialogun e shumëpritur dhe të duhur.

Duhet të veprojmë me një qasje shumë serioze, nevojitet, një komunikim i qetë, i drejtpërdrejtë dhe analitiko-profesional. Duhet të kemi sens logjik, diplomatik dhe të kuptojmë se çfarë mendon pala tjetër, cilat janë preokupimet,shqetësimet e saj, cilat janë kufijtë e saj politikë dhe ku ekziston vija kuqe dhe hapësira për marrëveshje dhe kompromis. Kjo nuk d.t.th. dhe nënkupton se Maqedonia e Veriut duhet të heqin dorë nga interesat strategjike nacionale dhe kombëtare të shtetit.

Në të kundërtën, për ta mbrojtur interesin kombëtar duhet ta njohësh mirë edhe interesin e palës tjetër.

Franca dhe Gjermania – dimensioni më i gjerë evropian i zgjidhjes

Në këtë analizë nuk duhet të krijohet përshtypja se vetëm Gjermania ka pasur rol në përpjekjet për ta mbajtur të hapur perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Evropa nuk është projekt i një shteti të vetëm, është projekt i organizuar dhe i dëshmuar me interes dhe përbërje multilaterale.

Franca dhe Gjermania kanë një peshë të veçantë në arkitekturën politike të Bashkimit Evropian dhe në proceset e krijimit të konsensusit evropian. Marrëdhënia franko-gjermane ka qenë një nga shtyllat historike të projektit evropian. Aftësia e Parisit dhe Berlinit për të gjetur pika të përbashkëta, edhe kur kanë dallime në qasje, ka pasur rëndësi të madhe në zhvillimin dhe integrimin e politikës evropiane. Prandaj, diplomacia Maqedonisë duhet ta shohë procesin në mënyrë shumdimensionale dhe më të gjerë ndaj dobisë së fryteve që rrjedhin dhe burojnë nga Unioni i BE. Brukseli, Berlini dhe Parisi duhet të jenë pjesë e një strategjie multilaterale të integruar.

Në kontekst të kësaj duhet pranuar edhe propozimi franko-gjerman, i cili u shndërrua në një instrument të përpjekjeve evropiane për krijimin e një hapësire politike që do ta nxirrte procesin nga bllokimi dhe do ta mbante të hapur vazhdimin e perspektivën evropiane. Propozimet e tilla duhet lexuar dhe kuptuar jo vetëm si dokument, por si përpjekje maksimale për të krijuar hapësirë politike për përparim dhe kompromis deri në zgjidhjen e problemit definitiv.

Diplomacia e mirëfilltë dhe serioze nuk duhet të pranojë asgjë verbërisht, por as të refuzojë çdo kompromis vetëm pse nuk është ideal, pasi nuk ekziston marrëveshje ideale. Kompromisi nuk është domosdoshmërisht kapitullim. Kompromisi në diplomaci është shpesh mënyra për të mbrojtur interesin kombëtar brenda një realiteti ku asnjë shtet nuk mund t’i realizojë të gjitha objektivat e veta në mënyrë absolute pavarësisht se nga cila pozitë vjen. Ndërkombëtarët dhe partnerët mund të ndihmojnë, por punën kryesore duhet ta bëjmë vetë

Gjermania dhe Franca mund të ndihmojnë. Mund të inkurajojnë dialogun. Mund të krijojnë klimë politike. Mund të ndikojnë në krijimin e konsensusit evropian. Por as Berlini, Parisi dhe as Brukseli nuk mund ta zëvendësojnë diplomacinë e Maqedonisë. Nëse kërkojmë që partnerët evropianë të na ndihmojnë, duhet të kemi diplomaci të aftë dhe profesionale për të punuar me ta. Kërkohet strategji e integruar: Shkup, Bruksel, Berlin, Paris dhe Sofje. Në Bruksel duhet të njohim institucionet evropiane. Në Berlin duhet të njohim historinë dhe politikën gjermane. Në Paris duhet të njohim historinë dhe politikën franceze, paralelisht edhe atë franko-gjermane. Në Sofje duhet të njohim historinë dhe politikën bullgare në kontinuitet dhe në një të kaluar të gjatë

Ndërsa në Shkup duhet të ekzistojë një strategji e qartë kuptimplote shtetërore dhe kombëtare.

Një dimension shumë i rëndësishëm që shpesh neglizhohet nga palët është krijimi i klimës së përgjithshme ndërmjet dy shoqërive. Marrëdhëniet e komplikuara politike nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin e ministrive të jashtme. Duhet të krijohet një rrjet i gjerë bashkëpunimi shkencor, universitar, kulturor, ekonomik, teknologjik, rinor dhe qytetar. Universitetet e kanë qasjen dhe mundet të bëhen ura komunikimi dhe bashkëpunimi më të afërt.

Profesorët dhe studentët mund të krijojnë kontakte shumë më lehtë sesa politika, shpesh nuk i arrin ti krijon pasi natyra e vetë komunikimit është më ndryshe dhe më e ndërlikuar.

Këtë mundet të realizohen edhe përmes Konferencave shkencore, projektet e përbashkëta, shkëmbimet universitare dhe kërkimi i përbashkët krijojnë një gjuhë më të lehtë komunikimi. Në sferën e kulturës gjithashtu më lehtë dhe më komod mundet të bëhen të njëjtat. Gjithashtu arti, muzika, letërsia, teatri, filmi dhe sporti krijojnë kontakte njerëzore shumë më lehtë se në sfera dhe fusha tjera të jetës.

Po ashtu kompromisi nuk fillon nga tryeza e negociatave. Ai përgatitet në shoqëri përpara se palët të ulen në tryezën e përbashkët. Nëse i paraprin një klimë e përshtatshme dhe e tillë në të dyja anët, një kompromis dypalësh bëhet më i mundshëm dhe më i lehtë për përballim dhe mirëkuptim.

Jo se dallimet zhduken por synimi për bashkëpunim dhe afrim merr dimension dhe kahje më pozitive.

Por sepse krijohet besimi i duhur dhe i përshtatshëm për t’i menaxhuar ato.

Historia duhet të jetë mësim, jo pengesë në zhvillimin e dialogut. Historia nuk mund të ndryshohet por bashkëpunimi i ralakson divergjencat. Por mënyra se si flasim për historinë dhe ardhmërinë mund të ndryshohet. Historia mund të përdoret për të ndërtuar barrierë, por edhe për ura bashkëpunimi. Por mund të përdoret edhe për të kuptuar se përse ekzistojnë dallimet.

Diplomacia moderne nuk kërkon domosdoshmërisht që palët të kenë të njëjtin interpretim të çdo ngjarjeje dhe të zhvillimit të historisë. Ajo kërkon që dallimet dhe divergjencat të mos bëhen pengesë për bashkëpunimin e së tashmes dhe të së ardhmes. Në një proces kaq kompleks sa integrimi evropian, nuk mjafton të emërosh njerëz në poste diplomatike. Duhet të emërohen njerëz që din të bëjnë punën dhe mund ta përfaqësojnë shtetin. Brukseli,Berlini,Parisi,Sofja nuk janë poste të zakonshme për ti plotësuar dëshirë dikujt. Në këto qendra nevojiten diplomatë me përvojë, formim akademik, kulturë të gjerë, njohje të historisë, ekonomisë, politikës, së drejtës dhe zhvillimeve ndërkombëtare.

Mbi të gjitha, nevojitet aftësi për të komunikuar dhe negociuar jo papagajë që nuk din flasin dhe të ndalen. Një diplomat i ri mund të jetë jashtëzakonisht i talentuar.Por në poste strategjike kriteri duhet të jetë:

-kompetenca, përvoja, integriteti, formimi dhe rezultati në teori dhe praktikë.

Diplomacia nuk duhet kuptohet dhe të jetë shpërblim politik. Diplomacia ka qenë dhe duhet të jetë pasqyrë dhe instrument i shtetit.

Standardi i diplomatit që i duhet shtetit

Në historinë diplomatike të Maqedonisë së Veriut kanë ekzistuar figura që kanë dëshmuar një profil të lartë professional si diplomat.

Srgjan Kerim dhe Gjorgji Filipov mund të përmenden si shembuj të një përfaqësimi që kombinonte përvojën, formimin akademik, kulturën e gjerë dhe njohjen e marrëdhënieve ndërkombëtare më mirë se çdo ligjërues teorik në vend dhe emra të njohur në arenën ndërkombëtare.

Qëllimi nuk është kthimi pas. Qëllimi është të pyesim: A mund të ndërtojmë sot diplomatë të një profili të tillë? Përgjigjja duhet të jetë po. Duhet të përgatisim njerëz që i njeh Evropa dhe që e njohin Evropën. Diplomatë që e njohin Ballkanin, por nuk mbeten peng të mentalitetit ballkanik. Diplomatë që e njohin historinë, por e kuptojnë të ardhmen, e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Diplomatë që mbrojnë interesin kombëtar, por dinë të krijojnë partneritete. Diplomatë që kanë kulturë të gjerë, por edhe disiplinë institucionale. Diplomatë që argumentojnë me dije dhe jo me retorikë. A po krijohet një dritare e re? Pas më shumë se dy dekadash pritjeje, çdo sinjal që mund të tregojë një hapje të re duhet të merret seriozisht. Nga burime jozyrtare dhe nga vlerësime që qarkullojnë në hapësirat e dritareve politike e diplomatike mund të dëgjohen zëra për pritshmëri se mund të ketë lëvizje si nga pala maqedonase, ashtu edhe nga pala bullgare. Këto vlerësime, për aq kohë sa nuk janë konfirmuar zyrtarisht, nuk mund dhe nuk duhet të paraqiten si fakt. Por kjo nuk do të thotë se duhet t’i injorojmë. Përkundrazi.

Paraqitjet dhe sinjalet shpresëdhënëse duhet të shërbejnë si nxitje për përgatitje diplomatike në të gjitha fushat dhe gjithçka ku mundet të bëhet dhe kontribuohet në shpërndarjen dhe reflektimin e kësaj klime pozitive.

Po qëse paralajmërohet një qasje dhe gatishmëri e re në njërën apo në të dyja palët, ajo duhet të pritet me maturi, jo me eufori, me profesionalizëm, jo me retorikë, me strategji, jo me improvizim. Nëse nga pala bullgare ekziston gatishmëri për qasje më konstruktive, ajo duhet të pritet me komunikim të drejtpërdrejtë dhe profesionalizëm të lartë. Nëse nga pala maqedone ekziston gatishmëri për një hap të ri, ai duhet të shoqërohet me një vlerësim të qartë të interesit shtetëror. Në të dyja rastet nevojitet e njëjta gjë: -diplomaci e përgatitur për kompromis.

Pas vitit 2006, kur vendi mori statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kanë kaluar rreth dy dekada. Për një periudhë kaq të gjatë, pritja nuk mund të jetë më strategji. Nëse sot krijohet një mundësi e re, ajo duhet të gjejë një shtet të përgatitur. Duhet të ekzistojnë njerëzit që dinë të negociojnë. Duhet të ekzistojnë kanalet e përgatitura të komunikimit. Duhet të ekzistojë koordinimi ndërmjet institucioneve përkatëse dhe relevante. Duhet të ekzistojë mbështetje serioze e partnerëve evropianë.

Dhe mbi të gjitha duhet të ekzistojë një strategji e lartë profesionale dhe shtetërore. Shpresa është fillimi; diplomacia profesionale është ajo që mund ta kthejë shpresën në rezultat konkret dhe praktik.

Ideja për formulën e zhbllokimit

Qasja dhe formula e zhbllokimit të integrimit evropian nuk është një formulë magjike dhe as rezultat i një marrëveshjeje të vetme politike. Ajo është një sistem i tërë veprimi mire i organizuar i përgatitur me kuadër, program dhe profesionalizëm të lartë: Reflektimi i reformave në diplomacinë profesionale, komunikim strategjik dhe dialog i vazhdueshëm në dimension franko-gjerman si dhe me mbështetje evropiane njashtu me marrëdhënie të mira fqinjësore me bashkëpunim shkencor dhe universitar në kulture, ekonomi, diplomaci publike me meritokraci, përvojë, besim, klimë për kompromis dhe përshpejtim të integrimit evropian.

Formula më ideale dhe më e shkurtër e kësaj problematike është: Personalitete me profesionalizëm, kompetencë, komunikim, besim, bashkëpunim, kompromis me rezultat konkret diplomatik.

Dhe në veçanti: Nuk mjafton të kesh një argument të drejtë; duhet të kesh diplomacinë që ta bëjë atë argument të dëgjueshëm dhe të pranueshëm në tryezën e bisedimeve dypalëshe dhe në atë shumëpalëshe. Nuk mjafton të kërkosh mbështetje. Duhet të ndërtosh marrëdhëniet që e bëjnë mbështetjen të mundshme. Nuk mjafton të presësh kompromisin por duhet të përgatisësh dhe dëshmosh atë. Duhet përgatitje në suaza të gjithë asaj që është argument në anën tënde.

Integrimi evropian nuk është vetëm çështje e Brukselit,Sofjes e Berlinit apo e Parisit

Ajo, është edhe çështje e aftësisë së vetë shtetit për të vepruar në këtë drejtim. Ideja dhe formula e tërë kësaj fillon në Shkup. Fillon me institucione profesionale. Me diplomatë të përgatitur. Me njerëz që e njohin Evropën dhe që Evropa i njeh ato. Me komunikim të vazhdueshëm,me bashkëpunim,me kulturë,me shkencë,me ekonomi,me besim, dhe me gatishmëri për kompromis.

Evropa nuk është dhe nuk duhet të shihet dhe kuptohet vetëm si destinacion. Evropa duhet të shihet dhe të pranohet si kulturë politike dhe institucionale: kulturë dialogu, kompromisi, profesionalizmi, përgjegjësie dhe respekti për institucionet e saj. Andaj, meqë duam të bëhemi pjesë e Evropës, duhet të fillojmë nga e para ta ndërtojmë këtë kulturë edhe në mënyrën se si bëjmë politikën dhe diplomacinë tonë. Evropa nuk fitohet vetëm duke trokitur në derë. Duhet të dish me kë të flasësh, si të flasësh, çfarë të kërkosh, çfarë të ofrosh dhe, mbi të gjitha, çfarë të ndërtosh pas derës së saj.

Kjo është ajo për çka flasim, diplomacia profesionale dhe prezantimi konsekuent i saj brenda dhe jashtë vendit.

(Autori është diplomat karriere)

Lexuar: 60

Lajme te ngjashme

1.621 kundërvajtje në komunikacion, u arrestuan 43 persona

GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive

Rast i tretë i një fëmije të helmuar në Kumanovë brenda një muaji, fëmija dyvjeçar përfundoi në spital pasi u helmua me insekticide

Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për industrinë përpunuese, afati për aplikim deri më 15 shtator

TOP 10 deputetët më të pasur në Maqedoni – dy prej tyre janë tashmë milionerë

Lajmet e fundit

Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona

27 Gusht, 2026

1.621 kundërvajtje në komunikacion, u arrestuan 43 persona

27 Gusht, 2026

Halim Hyda, diplomat i karrierës Formula e zhbllokimit të integrimit evropian në kontekstin diplomatik

27 Gusht, 2026

GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë

27 Gusht, 2026

AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive

27 Gusht, 2026

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

27 Gusht, 2026

Raportohet se ka vdekur i dënuari për krime lufte, Ratko Mlladiq

27 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.