Sot është një ditë e veçantë dhe e paharrueshme për familjen Iseni. Biri i tyre i vetëm, Aladin Iseni, ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar Inxhinier i Informatikës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara HEIG-VD (Haute École d’Ingénierie et de Gestion du Canton de Vaud) në Zvicër. Kjo arritje vjen pas disa vitesh pune, përkushtimi dhe sakrifice në fushën e shkencave informatike.
Familja Iseni shpreh krenarinë dhe gëzimin e saj për këtë sukses, duke i uruar Aladinit shëndet, suksese të mëtejshme dhe shumë arritje në studime, në karrierë dhe në jetë.
Urime Aladin për këtë sukses të madh!/Televizioni News

