Autoritetet zvicerane kanë njoftuar planet për krijimin e një qendre të re ekselence për sistemet pa pilot, transmeton Anadolu.
Siç raporton Swissinfo, ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, shefi i Forcave të Armatosura, Benedikt Roos, dhe drejtori i agjencisë Armasuisse, Urs Loher, njoftuan në një poligon ushtarak se do të krijohet një qendër e re për dronë.
Departamenti Federal i Mbrojtjes (DDPS) do të krijojë gjithashtu një batalion të ri dronësh dhe një shkollë për rekrutë.
Qendra do të lehtësojë zhvillimin, testimin dhe integrimin e teknologjive të reja të dronëve në forcat e armatosura, duke bashkuar nevojat e trupave, ekspertizën teknologjike të industrisë së armatimeve dhe njohuritë e universiteteve.
Nga viti 2028, ushtria do të ketë një batalion dronësh të përqendruar në zbulim dhe mbrojtje, krahas një shkolle të specializuar për rekrutimin dhe trajnimin e personelit ushtarak.
Rregulloret e nevojshme dhe korniza ligjore gjithashtu do të përditësohen për të mbështetur kapacitetet e reja.

