6
Rike Roçi ka reaguar publikisht për raportin e saj me fenë dhe besimin, pas një mesazhi që mori së fundmi nga një ndjekës në Instagram.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, u përball me një koment ku këshillohej që t’i përkushtohej edhe më shumë fesë islame.
“Ktheju fesë Islame ende më mirë, sepse je diamant vajzë. Mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkroi ndjekësi.
Rike vendosi t’i përgjigjej publikisht komentit, duke sqaruar se besimi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj dhe se raportin me Zotin e konsideron thellësisht personal.
“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Besoj, dhe besoj shumë. Me kismet, do ta bëj përsëri Umren”, shkroi ajo.
Më tej, Roçi pranoi se, si çdo njeri, edhe ajo ka gabimet e saj dhe se ndonjëherë mund të ndihet “e padenjë”, por theksoi se askush nuk mund ta gjykojë plotësisht marrëdhënien e një personi me besimin.
“Mendoj se secili prej nesh e di vetë çfarë lidhjeje ka me Atë lart. Në fund, rëndësi ka që Ai e njeh shpirtin tim, e di çfarë kam në zemër dhe kjo më mjafton”, u shpreh ajo.
Me këtë reagim, Rike Roçi bëri të qartë se nuk dëshiron që besimi i saj të matet apo të gjykohet vetëm përmes asaj që zgjedh të publikojë në rrjetet sociale.
Për të, marrëdhënia me fenë mbetet një çështje intime dhe personale, ndërsa mesazhi i saj u perceptua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj atyre që komentojnë mënyrën se si ajo e shpreh besimin në publik.

