Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rrjetet sociale lidhen me rezultate më të dobëta në shkollë

11 Gusht, 2026

Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane

11 Gusht, 2026

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

11 Gusht, 2026

Arrihet marrëveshje për çmimin e specit të ajvarit! 40 den/kg për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë

11 Gusht, 2026

Çmimet e hoteleve rriten ndjeshëm ndërsa vizitorët dynden në Spanjë për eklipsin diellor

11 Gusht, 2026

BDI zyrtarizon Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

11 Gusht, 2026

Adnan Azizi i përgjigjet Ali Ahmetit: Dyfytyrësia e një manipuluesi (Video)

11 Gusht, 2026

Ali Ahmeti rrëfen të patreguarat: U propozua ndarja etnike e Maqedonisë së Veriut, ja si veproi Fatos Nano dhe Sali Berisha

11 Gusht, 2026

Dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze, arrestohet 33-vjeçari

11 Gusht, 2026

Ilir Shaqiri nga Kalabaria, ia thotë muzikës me legjenden arbëreshe

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 11 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rrjetet sociale lidhen me rezultate më të dobëta në shkollë

TV NewsBy TV News11 Gusht, 2026 Shëndetësi Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një studim zbuloi se ata që hapën llogari në rrjetet sociale në moshën 10-11 vjeç kishin rezultate më të dobëta në matematikë dhe gjuhë sesa ata që pritën deri në moshën 13-14 vjeç

Fëmijët që fillojnë të përdorin rrjetet sociale që në moshën 10-11 vjeç priren të kenë rezultate më të dobëta në shkollë krahasuar me ata që hapin llogarinë e parë disa vite më vonë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit Milano-Bicocca, i zhvilluar me 5 mijë e 277 nxënës nga shkolla të Italisë Veriore dhe i publikuar më 3 gusht në revistën shkencore Nature Human Behaviour. Studiuesit krahasuan veçanërisht nxënësit që kishin hapur llogarinë e parë në rrjetet sociale në moshën 10-11 vjeç me ata që kishin pritur deri në moshën 13-14 vjeç.

Rezultatet e tyre në vitet e para të shkollimit ishin thuajse identike. Diferencat nisën të shfaqeshin më vonë. Nxënësit që kishin pasur qasje më herët në rrjetet sociale regjistronin rezultate më të dobëta në matematikë dhe në gjuhën italiane. Diferenca ishte rreth 0.2 devijime standarde në të dyja lëndët.

Sipas kriterit të përdorur në Bashkimin Evropian, ku efekti arsimor i një viti shkollimi llogaritet në rreth 0.4 devijime standarde, diferenca e konstatuar është e barasvlershme me afërsisht gjashtë muaj shkollim më pak. “Nuk është një diferencë e vogël”, shpjegoi Marco Gui, profesor i sociologjisë dhe drejtues i grupit kërkimor. Studiuesit identifikuan si një shpjegim të mundshëm kontrollimin e shpeshtë të telefonit dhe rrjeteve sociale, veçanërisht gjatë kryerjes së detyrave dhe përpara gjumit, çka lidhet me shpërqendrimin dhe mbingarkesën njohëse.

Nxënësit që deklaronin se kontrollonin më shpesh telefonin ishin përgjithësisht edhe ata që kishin filluar më herët përdorimin e rrjeteve sociale dhe që, në moshën 15-16 vjeç, regjistronin rezultate më të ulëta në matematikë dhe italisht. Një rezultat i ndryshëm u konstatua në anglisht, ku nuk kishte diferenca mes dy grupeve. Studiuesit sugjerojnë se sasia e madhe e përmbajtjeve në anglisht në rrjetet sociale mund të rrisë familjaritetin e nxënësve me këtë gjuhë. Studimi zbuloi gjithashtu se hapja e hershme e një llogarie në rrjetet sociale lidhej me probabilitet më të lartë për të përsëritur vitin shkollor dhe me mundësi më të ulët për të marrë nota të shkëlqyera.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Pamja më e detajuar e Diellit ndonjëherë! Teleskopi zbulon vorbulla të padukshme më parë

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë

Përdorimi i tepruar i internetit shton stresin

Harrojini ilaçet! Metoda e thjeshtë që ndalon të përzierat gjatë udhëtimit

MË PAK PUNË, MË SHUMË MIRËQENIE? Çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë

Lajmet e fundit

Rrjetet sociale lidhen me rezultate më të dobëta në shkollë

11 Gusht, 2026

Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane

11 Gusht, 2026

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

11 Gusht, 2026

Arrihet marrëveshje për çmimin e specit të ajvarit! 40 den/kg për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë

11 Gusht, 2026

Çmimet e hoteleve rriten ndjeshëm ndërsa vizitorët dynden në Spanjë për eklipsin diellor

11 Gusht, 2026

BDI zyrtarizon Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

11 Gusht, 2026

Adnan Azizi i përgjigjet Ali Ahmetit: Dyfytyrësia e një manipuluesi (Video)

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.