Informon Televizioni News
Komuna e Haraçinës po vazhdon angazhimin për rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e dhunës ndaj nxënësve.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njoftoi se sot u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Lokal për Preventivë, me fokus të veçantë parandalimin e dhunës në institucionet arsimore.

Gjatë takimit, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve dhe shkollave, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, identifikimin e rreziqeve dhe ndërmarrjen e masave konkrete për mbrojtjen e nxënësve.

Beqiri theksoi se komuna do të vazhdojë të punojë në koordinim me të gjitha palët, duke vënë në plan të parë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

