Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lehtësohen procedurat: Qytetarët e Maqedonisë do të mund të pajisen me viza pasi të arrijnë në Arabinë Saudite

22 Tetor, 2026

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

22 Tetor, 2026

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

22 Tetor, 2026

OVL e UÇK reagon pasi ligji për Specialen u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK-së

22 Tetor, 2026

Del videoja, Capital T u kërcënua nga Policia e Tiranës pas mbështetjes për protestën?

22 Tetor, 2026

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagon Haradinaj: Turp dhe goditje e rëndë për Kosovën

22 Tetor, 2026

Abedin Ismaili, krenaria e Llojanit në botën e medias

22 Tetor, 2026

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

22 Tetor, 2026

Kryeministri le ta respektojë vetë Kushtetutën, pastaj të kërkojë respektim nga ne!

22 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 22 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

OVL e UÇK reagon pasi ligji për Specialen u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me kërkesën e PDK-së drejtuar presidentes Justina Shiroka-Pula për rikthimin në Kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Propozimi i cili është miratuar edhe nga vetë e para e shtetit.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos e shndërrojnë këtë çështje në mjet për përfitime politike dhe të mos e përdorin ligjin për interesa partiake.

Organizata ka theksuar se shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë treguar gatishmëri dhe vullnet për ta votuar ligjin. Sipas saj, propozimet për përfshirjen e dispozitave të reja nuk duhet të shërbejnë si pretekst për zvarritjen apo pengimin e procesit.

Komunikata e plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po e përcjell me shqetësim debatin rreth plotësimeve dhe ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ky ligj ka rëndësi të veçantë për luftën tonë dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve në shkallën e parë është shqiptuar denim i papranueshëm, i padrejtë dhe krejtësisht politik.

OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake.

Sipas ekspertëve juridikë që e mbështesin OVL-në e UÇK-së, ligji nuk ka asnjë pengesë juridike dhe miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik.

Edhe përfshirja e çështjes së faljes për krime lufte po cilësohet gabimisht si antikushtetuese, sepse edhe ligji ekzistues për Dhomat e Specializuara, shprehimisht e rregullon çështjen e faljes dhe të zbutjes së dënimit, duke ia lënë këtë kompetencë direkt Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

OVL UÇK, vlerëson se tani kur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri e vullnet të mirë për ta votuar këtë ligj, propozimet për dispozita të reja nuk duhet të shërbejnë si arsye për zvarritjen apo pengimin e procesit.

OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive politike që, në rast se ligji rikthehet në Kuvend, plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar.

Në të kundërtën, OVL UÇK paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve dhe protestave në mbrojtje të kërkesave të veteranëve dhe të luftës sonë çlirimtare.

ligjiocl uckspeciale
Lexuar: 45

Lajme te ngjashme

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagon Haradinaj: Turp dhe goditje e rëndë për Kosovën

Përçahet PDK-ja? Haxhiu kërkon që të gjithë anëtarët e kryesisë së partisë të japin dorëheqje deri në mesnatë

Kurti takohet me Marta Kos në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Vuçiq komenton protestat në Shqipëri, lavdëron Ramën: Është resursi më i madh i vendit

Kongresmenia amerikane apel Ramës: Ndalni presionin e dhunshëm ndaj studentëve, respektoni lirinë e shprehjes

Ndahet nga jeta në Turqi Linda Güler, humanistja dhe gazetarja që ishte pjesë e Televizionit News, zëri i dashur i programeve për fëmijë

Lajmet e fundit

Lehtësohen procedurat: Qytetarët e Maqedonisë do të mund të pajisen me viza pasi të arrijnë në Arabinë Saudite

22 Tetor, 2026

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

22 Tetor, 2026

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

22 Tetor, 2026

OVL e UÇK reagon pasi ligji për Specialen u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK-së

22 Tetor, 2026

Del videoja, Capital T u kërcënua nga Policia e Tiranës pas mbështetjes për protestën?

22 Tetor, 2026

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, reagon Haradinaj: Turp dhe goditje e rëndë për Kosovën

22 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.