Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Larg duarve të atyre që mundësuan tragjedinë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Prill, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 1 prill – Çdo ditë dalin prova të reja që konfirmojnë se hetimi për tragjedinë në Koçan nuk është një proces profesional apo i pavarur, por një proces politikisht i dirigjuar. Ajo që po shohim nuk është një hetim, por një farsë e mirëorganizuar për të mbrojtur fajtorët e vërtetë. 59 jetë të reja u shuan në një tragjedi të tmerrshme, ndërsa sistemi, në vend që të mbajë përgjegjës ata që e lejuan këtë objekt të funksionojë jashtë çdo rregulli, ata që injoruan denoncimet dhe paralajmërimet, po bën gjithçka për të gjetur dikë tjetër që t’ia faturojë fajin.

Kështu ka akuzuar Arta Bilalli Zendeli e BDI-së, sipas të cilës, faktet janë gjithnjë e më të qarta: disa profesionistë brenda policisë së Koçanit nuk mund të heshtnin përballë shkeljeve të hapura dhe kishin dërguar informacione të shkruara për problemet në objektin “PULS”.

“Këto dokumente janë problemi më i madh për Qeverinë dhe strukturat e saj policore, sepse nuk mund të injorohen. Pikërisht për këtë arsye, këto struktura, me mbështetjen e Qeverisë, po punojnë ditë e natë për të zbatuar planin e tyre monstruoz për të zhvendosur fajin kudo tjetër, përveçse aty ku është me të vërtetë. Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin.  E dinin komandantët në Koçan, drejtuesit në Shtip, shefat e Byrosë për Siguri Publike. Gjithçka ishte e dokumentuar, e arkivuar dhe e shpërndarë në të gjithë zinxhirin komandues të policisë”.

Është e qartë se, thotë Bilalli Zendeli, Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi.

“Kjo nuk mund të heshtet dhe prandaj kërkojmë publikisht: Pezullimin e menjëhershëm të gjithë zinxhirit komandues në MPB dhe Byronë për Siguri Publike, të cilët e dinin për problemet në PULS, por nuk vepruan; Një hetim të pavarur, jashtë duarve të atyre që lejuan këtë tragjedi, për të zbuluar kush i dha mbrojtje këtij objekti; Hapjen e një procesi të ri kundër të gjithë atyre që po punojnë aktivisht për të fshehur të vërtetën dhe për të fabrikuar akuza monstruoze për të mbrojtur fajtorët e vërtetë”.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

Lajmet e fundit

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026

Adnan Azizi i ashpër me Ali Ahmetin: Me 8 ministra të Drejtësisë nuk e bëre Jurisprudencën shqip, a ka tradhti më të madhe se kjo?!

24 Nëntor, 2026

Rreth 400 amendamente të opozitës, asnjë i pranuar në Buxhetin 2027

24 Nëntor, 2026

Shasivari i përgjigjet Ahmetit për jurisprudencën: BDI nuk e zgjidhi këtë çështje për 20 vjet me tetë ministra të drejtësisë

24 Nëntor, 2026

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.