Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor, 2026

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

20 Nëntor, 2026

“Jo në emrin tim” dhe veteranët: Kthehemi në shesh nëse ligji vonohet

20 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 20 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, liderët e BE-së do të vizitojnë Shkupin në muajt e ardhshëm

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Mars, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ekziston aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, në atë drejtim liderët e Bashkimit Evropian do ta vizitojnë Shkupin në muajt e ardhshëm, tha ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, pas vendosjes së gurthemelit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”.

“Në nivel të BE-së, ne po punojmë shumë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të kapërcyer të gjitha çështjet e mbetura para se të hapim negociatat. Ka një aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfaqësues të lartë të BE-së do të vizitojnë Shkupin në dy-tre muajt e ardhshëm dhe shpresoj se do të mund të ecim përpara, tha Rokas në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si është disponimi në BE për nënshkrimin e një deklarate nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ose pala bullgare, për atë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë çështja e vetme dypalëshe e rrugës tonë drejt BE-së.

Në të njëjtën kohë, shtoi Rokas, duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e reformave të përfshira në Agjendën e Reformës, të miratuar në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen e të njëjtit gazetar, kryeministri Hristijan Mickoski tha se deri më tani ka dëgjuar shumë deklarata, por se duhet të shihen veprimet.

“Më kujtohet kur përfaqësues të lartë të BE-së, të shoqëruar nga përfaqësues të lartë të vendeve të tjera të botës, u ulën para meje dhe më thanë – emri është gjëja e fundit që duhet të bëni. Sigurisht që edhe atëherë ishim kundër, por edhe atëherë u thashë se nuk po thoshin të vërtetën dhe se nuk ishte gjëja e fundit. Duhet të shohim veprime, dhe veprimet për mendimin tim paraqesin njohje të vendimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për komunitetin maqedonas në Bullgari. Njohje e qartë dhe pa mëdyshje e identitetit shekullor maqedonas dhe njohje e qartë dhe pa mëdyshje e kulturës, traditës, zakoneve shekullore maqedonase dhe njohje e qartë dhe pa mëdyshje e gjuhës maqedonase, e cila është gjuhë zyrtare në OKB që nga viti 1945. Duhet të respektojmë parimet, përndryshe kemi thënë një problem serioz”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se ne si shtet nuk kemi asnjë problem me kombet e tjera, përkundrazi i respektojmë.

“Nëse dikush ka një problem sepse dikush më i madh se ai po e këshillon, ndërsa dikush këtë e percepton këtë si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, atëherë ajo që po dëgjojmë nga fqinji ynë lindor, nëse nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, nuk e di se çfarë është. Pra, ne nuk jemi popull që kemi problem me popujt e tjerë, përkundrazi, ne i respektojmë fqinjët tanë, shqiptarët edhe serbët, grekët, bullgarët, por kërkojmë respekt të barabartë edhe për ne maqedonasit”, tha Mickoski.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Tomas Vajc, gjatë vizitës së tij në Shkup në fund të shkurtit, në një intervistë për Agjenda 35 e RTMV-së, tha se nevojiten deklarata të qarta nga KE, Këshilli i BE-së dhe Qeveria në Sofje, si garanci se vendi po kërkon që pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të mos ketë veto të reja ndaj Bullgarisë.

“Fakt është se çështjet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë pjesë e barabartë e procesit të negociatave. Ne kemi nevojë për deklarata të qarta nga Komisioni Evropian dhe Këshilli, do të na duhet edhe një deklaratë nga Qeveria bullgare se me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë, janë plotësuar çështjet dypalëshe që duhet të zgjidhen përmes procesit të negociatave dhe se nuk do të ketë më kërkesa shtesë në tryezë në lidhje me procesin e negociatave. Përsa i përket çështjeve të fqinjësisë, ky është një proces i gjatë, unë jam një shtetas austriak dhe na u deshën 50 vjet për të arritur një mirëkuptim të përbashkët, për historinë tonë të përbashkët. Ne të gjithë kemi një histori së bashku, ndonjëherë një histori shumë të dhimbshme së bashku, ne duhet t’i japim atij procesi kohën që i nevojitet”, theksoi Vajc.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

I vuri flakën veturës së nënës dhe kërcënoi se do ta digjte edhe banesën, arrestohet 28-vjeçari në Shkup

Sa janë rrogat në Maqedoninë e Veriut ?

Lajmet e fundit

Fëmijët e Gazës i bëjnë thirrje botës në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve: “Mos na harroni”

20 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në bisedime me përfaqësues të Sparkasse Bank për hapjen e një filialeje dhe vendosjen e bankomateve në Likovë.

20 Nëntor, 2026

Sektori për preventivë në Kumanovë shënon 20 Nëntorin – Ditën Botërore të Fëmijëve

20 Nëntor, 2026

Serbia themelon çmim me emrin e Bekim Fehmiut, Kosova e zhbëri

20 Nëntor, 2026

Turqia fut në shërbim avionin e parë në botë pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan e quan ditë historike

20 Nëntor, 2026

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

20 Nëntor, 2026

Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

20 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.