Pesë shtetas të Serbisë me anë të një veture u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën.
Polica ka njoftuar se ata u ndaluan në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.
Aty dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës nëpër rrugët ilegale thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt thuhet tutje në raportin policor.

