Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gazeta e njohur El Mundo: Shanset që samiti i NATO-s të mbahet në Tiranë janë thuajse zero

27 Tetor, 2026

Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

27 Tetor, 2026

Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

27 Tetor, 2026

Sali priti Haxhiun në Qeveri: Lidhjet vëllazërore me Kosovën, vlerë që na bashkon

27 Tetor, 2026

Kasami pret Albulena Haxhiun në Shkup: Bashkëpunimi me Kosovën dhe projektet infrastrukturore në fokus

27 Tetor, 2026

Xizang, banorët e zhvendosur po lëvizin në shtëpi të përkohshme pas tërmetit

27 Tetor, 2026

Lista e Studentëve premton vazhdimin e dialogut me Kosovën, i pasigurt për ektradimin e Radojiçiçit

27 Tetor, 2026

Alivanoset Grida Duma, ndërpritet emisioni Live! Policia fillon hetime

27 Tetor, 2026

Gashi dhe Haxhiu kërkojnë thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

27 Tetor, 2026

Mickoski takoi kryeparlamentaren Haxhiu: Në fokus thellimi i bashkëpunimit Maqedoni-Kosovë

27 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Von der Leyen: Jemi gati t’i heqim masat ndaj Kosovës, por na duhet miratimi i të gjitha shteteve anëtare

TV NewsBy TV News18 Dhjetor, 2024 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë opinionin për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën dhe të heqë masat ndëshkuese, por për këtë nevojitet unanimiteti në Këshillin e BE-së.

Këtë qëndrim ajo e shprehu në përgjigje të kritikave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me trajtimin e pabarabartë të Kosovës nga ana e BE-së dhe faktin se Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese dhe pa status kandidati.

“Ne jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë nga Këshilli për të paraqitur opinionin. Po punojmë për ta arritur këtë, dhe jemi të përgatitur. E njëjta gjë vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht të gatshëm t’i heqim ato, por na nevojitet unanimiteti i vendeve anëtare, të cilin për momentin nuk e kemi. Megjithatë, po punojmë shumë për ta siguruar këtë, sepse është e rëndësishme që edhe Kosova të bëjë hapa përpara”, ka deklaruar Von der Leyen.

Ajo ka theksuar gjithashtu se është me rëndësi që fondet e BE-së të mos humben dhe të përdoren në mënyrë të përgjegjshme.

“Mbështetja për Kosovën është e plotë, por siç po e shihni, ky është një proces që kërkon unanimitet”, ka shtua presidentja e Komisionit Evropian.

Von der Leyen ka potencuar se shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të jenë të përgatitura për përgjegjësitë që sjell anëtarësimi.

Deklarata e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, kërkohet zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksi i Ohrit

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar sot një deklaratë të përbashkët.

Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në deklaratën e miratuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në këtë dokument është përmendur mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se është thënë se kjo po i pengon të dy partnerët.

Është thënë se duhet zbatuar marrëveshjet, veçanërisht ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Palëve u është bërë thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Gazeta e njohur El Mundo: Shanset që samiti i NATO-s të mbahet në Tiranë janë thuajse zero

Lista e Studentëve premton vazhdimin e dialogut me Kosovën, i pasigurt për ektradimin e Radojiçiçit

Alivanoset Grida Duma, ndërpritet emisioni Live! Policia fillon hetime

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati i saj vijon të jetë në arrati/ Policia bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Lajmet e fundit

Gazeta e njohur El Mundo: Shanset që samiti i NATO-s të mbahet në Tiranë janë thuajse zero

27 Tetor, 2026

Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës

27 Tetor, 2026

Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

27 Tetor, 2026

Sali priti Haxhiun në Qeveri: Lidhjet vëllazërore me Kosovën, vlerë që na bashkon

27 Tetor, 2026

Kasami pret Albulena Haxhiun në Shkup: Bashkëpunimi me Kosovën dhe projektet infrastrukturore në fokus

27 Tetor, 2026

Xizang, banorët e zhvendosur po lëvizin në shtëpi të përkohshme pas tërmetit

27 Tetor, 2026

Lista e Studentëve premton vazhdimin e dialogut me Kosovën, i pasigurt për ektradimin e Radojiçiçit

27 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.