Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

14 Prill, 2026

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

14 Prill, 2026

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

14 Prill, 2026

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

14 Prill, 2026

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

14 Prill, 2026

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Prill, 2026

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

14 Prill, 2026

Moti sot

14 Prill, 2026

Mbahet sot dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës

14 Prill, 2026

Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë-Zogaj: Do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave

14 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Radev: Korniza e negociatave nuk do të rishikohet, Maqedonia duhet të respektojë marrëveshjet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Maj, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Republika e Bullgarisë nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Deklarata e presidentit bullgar është bërë në kuadër të përfundimit të fushatës zgjedhore në vend, por edhe si reagim ndaj inaugurimit të presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova, e cila duke dhënë deklaratë solemne në Kuvend, përdori vetëm emrin Maqedonia në vend të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e shpreh qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të zbatohen. Ju kujtoj se RMV është vend anëtar i NATO-s, nga i cili burojnë obligimet dhe përgjegjësitë përkatëse”, thotë Radev.

Radev shton se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga zbatimi i rreptë i marrëveshjeve ndërkombëtare, pjesë e të cilave është vendi, si dhe nga Korniza negociuese e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2022.

“Për informimin e institucioneve përgjegjëse në RMV, nuk do të rishikohet”, thotë Radev.

Derisa kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, lexonte deklaratën solemne me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedoni e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës, por e përdori vetëm emrin “Maqedoni”.

“Deklaroj se postin e presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”, tha në betimin solemn Siljanovska-Davkova.

Ajo madje që në fushatën parazgjedhore kishte sqaruar që do të mundohet të shmang emrin e ri zyrtar të shtetit, për çka kishte reaguar edhe pala greke. Ky hap i Siljanovskës dhe i partisë nga e cila ajo u mbështet, VMRO-DPMNE, ka hasur në reagim të ashpër të Greqisë dhe opinionit ndërkombëtar, duke ia kujtuar se vendi duhet ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, nëse dëshiron të ecë përpara në rrugën eurointegruese.

Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2027 socialdemokratët qeverisës arritën një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Kjo situatë, mund t’i hapë vendit probleme të mëtejshme me Bullgarinë, me të cilën edhe ashtu ka marrëdhënie herë pas here të tensionuara.

Lexuar: 89

Lajme te ngjashme

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

Moti sot

LSDM: Mirëpresim deklaratat e Magyarit, koha për drejtësi ndaj Gruevskit

Kaos në pikat kufitare: Kolona të gjata pas fundjavës festive, pritet deri në dy orë në hyrje

Lajmet e fundit

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

14 Prill, 2026

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

14 Prill, 2026

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

14 Prill, 2026

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

14 Prill, 2026

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

14 Prill, 2026

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Prill, 2026

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

14 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.